Kurti reagon për vdekjen tragjike të kosovarëve në Austri

Kurti reagon për vdekjen tragjike të kosovarëve në Austri

Kryeministri Albin Kurti u shpreh i tronditur thellësisht me lajmin për vdekjen e disa personave si pasojë e një aksidenti në një punishte ndërtimi në Vjenë të Austrisë, ndër të cilët tre shqiptarë nga Kosova. “Na ka tronditur thellësisht lajmi për vdekjen tragjike të disa personave në Austri. Sipas informacioneve zyrtare nga Ambasada jonë atje, […]

“Na ka tronditur thellësisht lajmi për vdekjen tragjike të disa personave në Austri. Sipas informacioneve zyrtare nga Ambasada jonë atje, tre prej tyre janë identifikuar si qytetarë të Republikës së Kosovës”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Kurti u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave.

“Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje e madhe”.

Kryeministri tha se është në “komunikim të ngushtë” me Ambasadën e Kosovës në Vjenë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është në komunikim të ngushtë me Ambasadën tonë në Vjenë për të ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme”.

Sipas njoftimit të Ambasadës, aksidenti ka ndodhur në distriktin Alsergrund, gjatë punimeve ndërtimore, kur një pjesë e konstruksionit është shembur, duke lënë punëtorët të bllokuar nën rrënoja.

Postimi i plotë:

Të ngjashme
Spanja – Belgjika, formacionet zyrtare

Spanja – Belgjika, formacionet zyrtare

Lushi sërish i kërkon Kurtit: Propozoje Hashim Thaçin për president, kryhet problemi

Lushi sërish i kërkon Kurtit: Propozoje Hashim Thaçin për president, kryhet problemi

ATK thotë se në janar-qershor 2026 mbodhi më tepër para se më 2025 e më 2024

ATK thotë se në janar-qershor 2026 mbodhi më tepër para se më 2025 e më 2024

Ushtarët e FSK-së përfundojnë trajnimin bazik për xhenierë luftarakë

Ushtarët e FSK-së përfundojnë trajnimin bazik për xhenierë luftarakë

Karim Adeyemi, lojtar i ri i Barcelonës

Karim Adeyemi, lojtar i ri i Barcelonës

E frikshme: Pasagjeri “doli pjesërisht jashtë dritares”, avioni bën ulje emergjente

E frikshme: Pasagjeri “doli pjesërisht jashtë dritares”, avioni bën ulje emergjente

Trump: I kemi thënë Iranit se armëpushimi ka “marrë fund”, Teherani kërkon vazhdim të bisedimeve

Trump: I kemi thënë Iranit se armëpushimi ka “marrë fund”, Teherani kërkon vazhdim të bisedimeve

Alarm te Anglia para çerekfinales me Norvegjinë, virusi prek futbollistët

Alarm te Anglia para çerekfinales me Norvegjinë, virusi prek futbollistët

Kurti para takimit me Abdixhikun: Jam optimist që t’i konstituojmë institucionet dhe t’i shmangim zgjedhjet e reja

Kurti para takimit me Abdixhikun: Jam optimist që t’i konstituojmë institucionet dhe t’i shmangim zgjedhjet e reja

Abdixhiku, i shoqëruar nga Osmani, mbërrin në Kuvend për takimin me Kurtin

Abdixhiku, i shoqëruar nga Osmani, mbërrin në Kuvend për takimin me Kurtin

Dy fytyrat e Lutfi Hazirit: Mes “unitetit” pranë Abdixhikut dhe ambicies për ta drejtuar LDK-në

Dy fytyrat e Lutfi Hazirit: Mes “unitetit” pranë Abdixhikut dhe ambicies për ta drejtuar LDK-në

SHBA publikon dosje të reja të deklasifikuara mbi UFO-t

SHBA publikon dosje të reja të deklasifikuara mbi UFO-t

Këto janë gjashtë gratë që hyjnë në Kuvend përmes kuotës gjinore

Këto janë gjashtë gratë që hyjnë në Kuvend përmes kuotës gjinore