Kurti si kryeministër sulmon popullin: Do ta luftojmë korrupsionin mes tyre, do t’i fusim me obligim në ushtri

Kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka treguar në pika të trasha planin e tij për qeverisje në katër vitet e ardhshme para se të votohet si kryeministër. Z.Kurti përsëriti të njëjtat premtime që i kishte thënë edhe gjatë fushatës që parapriu zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, por ishin detajet ato […]

Z.Kurti përsëriti të njëjtat premtime që i kishte thënë edhe gjatë fushatës që parapriu zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, por ishin detajet ato që kishin rëndësi.

Kësaj here, Kurti nuk ishte aq dashamirës ndaj popullit, shoqërisë, shkruan Periskopi.

Ai deklaroi se “do të dënonte korrupsionin në institucione,” por më e rëndësishmja “se do të luftonte korrupsionin në shoqëri.”

Pra, tashmë botëkuptimi si kryeqeveritar del se ka ndërruar duke e konsideruar shoqërinë të korruptuar – ndoshta në përgatitje e sipër për të hedhur fajin nga abuzimet eventuale me pushtet që mund të bëjnë akterët qeveritarë.

Ai po ashtu ka deklaruar se “shërbimi ushtarak do të bëhet i detyrueshëm” në mbarë vendin, e i cili do të kishte “kohëzgjatje tremujore”.

Nuk dihet se si do të pritet kjo në shoqërinë tonë, ose se cilat janë specifikat e një ligji të tillë.

Po ashtu, z.Kurti denoncoi fuqinë e pakualifikuar punëtore në vend duke thënë se fokusi i tij do të ishte kualifikimi i saj.

Sidoqoftë, ai premtoi se do të kishte subvencionim të pagës për punëtorët e sektorit privat – ndoshta si reflektim mbi ligjin e pagave që aktualisht është në Gjykatën Kushtetuese. /Periskopi

Të ngjashme
Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës