Kurti u takua me gjashtë ish-a të politikës amerikane në varrimin e sekretares Albright

Kurti u takua me gjashtë ish-a të politikës amerikane në varrimin e sekretares Albright

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për pjesëmarrjen e tij dhe presidentes Vjosa Osmani në ceremoninë e varrimit të Madeleine Albright, ku siç tregon ka takuar plot ish-zyrtarë amerikanë aty. Ai në Facebook ka numëruar si takime ato me Clintonët, Kerryn, Engel etj. Ja postimi i plotë: Bashkë me presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa […]

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për pjesëmarrjen e tij dhe presidentes Vjosa Osmani në ceremoninë e varrimit të Madeleine Albright, ku siç tregon ka takuar plot ish-zyrtarë amerikanë aty.

Ai në Facebook ka numëruar si takime ato me Clintonët, Kerryn, Engel etj.

Ja postimi i plotë:

Bashkë me presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, dhe ish presidenten, znj. Atifete Jahjaga, morëm pjesë sot në ceremoninë e varrimit të ish sekretares së Shtetit të ShBA-së, znj. Madeleine Albright, në ambientin historik të Katedrales Kombëtare të Uashingtonit. I dhamë lamtumirën e fundit një gruaje që ka kontribuar më shumë se gati çdokush tjetër për popullin tonë, në momentet e tij më të vështira.

Nga ambasadore e ShBA-ve në OKB te Sekretare Amerikane e Shtetit, nga administrata e Presidentit Jimmy Carter tek ajo e Presidentit Bill Clinton, nga përvoja në fëmijëri si refugjate e persekutimit nazist te vepra e saj e fundit mbase më i rëndësishmi libër anti-fashist në shekullin XXI, Zonja Sekretare Madeleine Albright ka lënë trashëgimi tejet të pasur për politikën, diplomacinë dhe historianët. Kurse për Kosovën dhe shqiptarët ndërhyrja e NATO-s për të ndalur gjenocidin e Serbisë dhe emri i saj i përveçëm Madeleine Albright i përkasin të njëjtës fjali.

Në kuadër të ceremonisë, patëm rast të takoheshim me mysafirë të tjerë dhe miq të çmuar të Kosovës, duke përfshirë sekretarin aktual të Shtetit, z. Antony Blinken, ish presidentin e ShBA-së, z. Bill Clinton, ish zëvëndëspresidentin, z. Albert Gore, ish sekretarët e Shtetit znj. Hillary Rodham Clinton, znj. Condoleezza Rice dhe z. John Kerry, si dhe ish kongresistin z. Eliot Engel. Përveç Presidentit Joseph Biden, ish Presidentit Bill Clinton dhe ish Sekretares së Shtetit Hilary Clinton, fjalim prekës mbajtën edhe tri vajzat e saj: Alice, Anne dhe Katharine.

Të ngjashme
Mbappe: Messi dhe Ronaldo janë më të mirët në Botë

Mbappe: Messi dhe Ronaldo janë më të mirët në Botë

Shpërthim në impiantin e gazit në Katar, 18 të zhdukur dhe mbi 50 të plagosur

Shpërthim në impiantin e gazit në Katar, 18 të zhdukur dhe mbi 50 të plagosur

Zhduket djali 5-vjeçar i familjes Rahimi në Zvicër, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Zhduket djali 5-vjeçar i familjes Rahimi në Zvicër, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Krimet e luftës, Prokuroria Speciale kërkon ndryshime ligjore dhe më shumë bashkëpunim ndërkombëtar

Krimet e luftës, Prokuroria Speciale kërkon ndryshime ligjore dhe më shumë bashkëpunim ndërkombëtar

Vdekja e punëtorit 26-vjeçar në Prizren, Policia jep detaje

Vdekja e punëtorit 26-vjeçar në Prizren, Policia jep detaje

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

FSK teston gatishmërinë fizike dhe luftarake në garën “Forca 2026”

FSK teston gatishmërinë fizike dhe luftarake në garën “Forca 2026”

Vrasja e argjentinases: Endrit Nika del para Gjykatës së Apelit

Vrasja e argjentinases: Endrit Nika del para Gjykatës së Apelit

Motrat nga Kamenica që humbën jetën në aksident në Gjermani ishin shtetase zvicerane, shkruajnë mediat në Zvicër

Motrat nga Kamenica që humbën jetën në aksident në Gjermani ishin shtetase zvicerane, shkruajnë mediat në Zvicër

Nga bari delesh te heroi i Iranit në Kupën e Botës: Historia e jashtëzakonshme e Alireza Beiranvand

Nga bari delesh te heroi i Iranit në Kupën e Botës: Historia e jashtëzakonshme e Alireza Beiranvand

Starmer emocionohet gjatë njoftimit për dorëheqjen, përqafon bashkëshorten

Starmer emocionohet gjatë njoftimit për dorëheqjen, përqafon bashkëshorten

Dy ankesa në PZAP, KQZ po pret shqyrtimin e tyre për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Dy ankesa në PZAP, KQZ po pret shqyrtimin e tyre për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Policia gjermane jep detaje për aksidentin ku humbën jetën dy motra nga Topanica e Kamenicës

Policia gjermane jep detaje për aksidentin ku humbën jetën dy motra nga Topanica e Kamenicës