Alban Hyseni ua ‘lëshon mjekërr’ Gërvalles e Pecit për Gjilanin, këtë të fundit garojnë me kandidatin e tyre – Periskopi sjell detaje

Alban Hyseni ua ‘lëshon mjekërr’ Gërvalles e Pecit për Gjilanin, këtë të fundit garojnë me kandidatin e tyre – Periskopi sjell detaje

Bashkëpunimi në nivelin lokal nuk është i njejtë si në atë qendror. Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe partisë “Guxo”, në Gjilan po i vije fundi. Të dyja partitë në Anamoravë kanë prezantuar kandidatët e tyre. Lëvizja Vetëvendosje garon me kryetarin aktual, Alban Hysenin, ndërsa partia “Guxo”, me Ilir Poroshticen. […]

Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe partisë “Guxo”, në Gjilan po i vije fundi.

Të dyja partitë në Anamoravë kanë prezantuar kandidatët e tyre.

Lëvizja Vetëvendosje garon me kryetarin aktual, Alban Hysenin, ndërsa partia “Guxo”, me Ilir Poroshticen.

Burimet e Periskopit kanë treguar se se për kandidaturat e dy kandidatëve nga këto dy parti  është bërë “sebep”, kryetari aktual Alban Hyseni në prani të Albin Kurti, Donika Gërvalles dhe Faton Pecit.

Burimet kanë treguar se ka pasur marrëveshja ndërmjet LVV`së dhe Partisë “Guxo”.

Ku sipas kësaj marrëveshje, kandidati për kryetar të Gjilanit të është, Alban Hyseni, ndërsa bartës i listës të është Ilir Poroshtica nga partia “Guxo”.

Këtë marrëveshje e ka prishur ‘pa njo pa dy’ Alban Hyseni.

Alban Hyseni do të jetë edhe kandidat edhe bartës i listës.

Të inatosur e hidhëruar me Kurtin, Gërvalla e Peci vendosën të kanadojnë me arkitektin  Ilir Poroshticen.

Periskopi ka kontaktuar kryetarin aktual, Alban Hyseni, rreth kësaj çështje por i njejti nuk është përgjigjur.

Lëvizja Vetëvendosje para dy muajve kishte zyrtarizuar kryetarin aktual të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, edhe për një mandat të dytë në zgjedhjet lokale.

Lajmi ishte bërë i ditur përmes një konference për media.

Kryeministri në detyrë, Albin  Kurti, kishte shprehur mirënjohje për kryetarin aktual të Gjilanit.

“Dua të falënderoj qeverisjen tonë lokale në Gjilan për aq shumë punë të mira që ka bërë dhe për të arriturat e saj, për qytetarët e Gjilanit pa dallim. Bëhet fjalë për një qeverisje gjithëpërfshirëse,”, kishte thënë Kurti.

Dy muaj më vonë më saktësisht me datën 19 korrik të këtij viti , Donika Gërvalla-Schëarz ka zyrtarizuar Ilir Poroshticën për kryetar të Komunës së Gjilanit.

Lajmin e kishte bërë të ditur Gërvalla- Schëarz përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Arkitekti i njohur, qytetari shembullor dhe njeriu i mirë dhe punëtor i këtij vendi, Ilir Poroshtica, do të jetë kandidat për Kryetar të Gjilanit nga Partia GUXO.Me vendosmërinë e sigurinë, por edhe me modestinë e një profesionisti kulminant, Iliri po i hyn kësaj gare për të fituar, por fituesit e vërtetë do të jenë qytetarët e Gjilanit.Iliri është arkitekt i njohur në Gjilan e projektet e tij janë tashmë të njohura në sektorin privat. Si një sipërmarrës shumë i suksesshëm dhe një menaxher i shkëlqyer, këtë përvojë dhe sukses ai dëshiron ta sjellë edhe në sektorin publik dhe për ketë i duhet besimi i qytetarëve të mrekullueshëm të Gjilanit.Tërheqja e personaliteteve me përvojë në administratë dhe profesionistëve të fushave të ndryshme në ekipin e tij, do të jetë një ndër synimet kryesore. Gjilanit i duhet një ekip i tillë dhe një frymë e tillë. Dhe kjo frymë po vjen me Ilirin”, kishte shkruar Gërvalla-Schwarz, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale priten të mbahen me 12 tetor të këtij viti.

Në garë për të parin e Anamoravës janë gjithsejtë gjashtë kandidatë.

Lëvizja Vetëvendosje pritet të hyjë sërish garës me Alban Hysenin.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), do të garoj me kandidatin Riad Rashitin.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), pritet të garoj me Arbër Ismajlin.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me kandidatin Nazmi Gagica

Partia “Guxo”, me kandidatin  Ilir Poroshticën dhe

Bashkimi për Ndryshim Anamoravë (BNA), me Isa Agushin./Periskopi/

 

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve