Kusari-Lila viziton Thaçin e Veselin, por i vjen zor të ua përmend emrin

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë, shkruan Periskopi. Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka shkruar se ka takuar Rexhep Selimin. Përveç Selimit ajo ka treguar se ka takuar edhe Thaçin, Veselin e të tjerët, por asnjërit prej tyre nuk ua përmendi […]
Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka shkruar se ka takuar Rexhep Selimin.
Përveç Selimit ajo ka treguar se ka takuar edhe Thaçin, Veselin e të tjerët, por asnjërit prej tyre nuk ua përmendi emrin, vetëm iu referua si “bashkëluftëtarët e Rexhës”.
“Sa e rëndësishme aq edhe e ndjeshme është që kjo histori e re e Kosovës të shkruhet ashtu si e meriton që gjeneratat e reja të kuptojnë vlerën e lirisë dhe sakrificës për shtetin tonë.
Me Rexhën dhe tjerët u përshëndetëm me fjalët, shihemi në Kosovë!”,ka shkruar ajo ndër të tjera.
Postimi i saj i plotë:













