Kusari për kërkesat ultimative të Pesëshes: Vështirë të ketë progres pa u sanksionuar Serbia

Bashkësia ndërkombëtare, pret që Kosova dhe Serbia këtë javë t’u përgjigjen kërkesave që solli Pesëshja diplomatike dhe të vazhdohet tutje me procesin e dialogut. Kështu i tha Radios Evropa e Lirë, një burim diplomatik nga Brukseli. E pyetur lidhur me kërkesën e Lajçak, si kryesori i Pesëshes diplomatike, shefja e deputetëve të partisë Vetëvendosje, znj.Mimoza […]
Bashkësia ndërkombëtare, pret që Kosova dhe Serbia këtë javë t’u përgjigjen kërkesave që solli Pesëshja diplomatike dhe të vazhdohet tutje me procesin e dialogut.
Kështu i tha Radios Evropa e Lirë, një burim diplomatik nga Brukseli.
E pyetur lidhur me kërkesën e Lajçak, si kryesori i Pesëshes diplomatike, shefja e deputetëve të partisë Vetëvendosje, znj.Mimoza Kusari-Lila tha:
‘Për të gjitha detajet dhe specifikat, duhet t’i adresoni tek ata që janë bartës të procesit.
Ajo që mund të them është se është i domosdoshëm sekuencimi por edhe marrja në konsideratë deklaratat e palës së Kosovës të përfshirë në këtë proces.
A mund të ndodh diçka shpejt apo jo, përgjegjës janë ata që janë bartës të procesit, Qeveria, por pa një reflektim dhe veprim konkret nga ana e Serbisë në raport me dënimin dhe vendosjen e sanksioneve të atyre që janë të involvuar e fatkeqësisht kjo con deri te presidenti i Serbisë, vështirë se mund të shënohet progres në dialog’, tha ajo, përcjell Periskopi.
Kjo javë shihet si afati kur Kosova dhe Serbia duhet ta bëjnë hapin kyç në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, duke pranuar disa kërkesa dhe propozime që ua kanë paraqitur të shtunën pesë emisarë të lartë perëndimorë.
Kështu pohojnë burimet diplomatike në BE, por pa dhënë hollësi se cilat janë propozimet konkrete që u janë prezantuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Megjithatë, thonë se “afati për t’u deklaruar nuk është i gjatë, është shumë i shkurtër, më së largu deri të enjten, kur në Bruksel takohen shefat e shteteve apo qeverive të BE-së në samitin e Këshillit Evropian”./Periskopi












