Kush dhe si u votua në mbledhjen e KQZ që 21 prilli të caktohet datë për zgjedhjet në Veri?

Komisioni Qendror i Zgjdhjeve Komisionit caktoi 21 prillin si datë për votimet për largimin e kryetarëve në veri, shkruan Periskopi. Por ky vendim i KQZ po shihet si antikushtetues dhe antligjor, meqë zyrtarë të PDK në KQZ por edhe njohes të procesit, po thonë se datën mund ta caktoj vetëm presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. […]
Por ky vendim i KQZ po shihet si antikushtetues dhe antligjor, meqë zyrtarë të PDK në KQZ por edhe njohes të procesit, po thonë se datën mund ta caktoj vetëm presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
Gazeta Periskopi mëson se përveç dy anëtarëve të Partisë Demorkatike të Kosoëvs që absteuan, të tjerët, anëtarët e partive poltike në këtë Komision kanë votuar PËR përfshirë Lidhjen Demokratike të Kosoëvs, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe parti të tjera.
PDK ka abstenuar me dy vota, LDK dhe AAK kanë votuar PËR , përfaqësuesit e minoritetit turk në KQZ po ashtu PËR dhe përfaqësuesi i partisë së Elbertk Krasniqit në KQZ ka votuar PËR.
Ndërkohë përfaqësuesit e Listës Serbe nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit Qendrore të Zgjedhjeve ku data 21 prill u caktuan ëpr largimi ne kryetarëve aktual.
Arianit Elshani anëtarë i partisë Demorkatike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka kundërshtuar ashpër vendimin e KQZ që të shpallet data e zgjedhjeve me 21 prill për katër komunat në veriun e Kosovës, shkruan Periskopi.
Elshani në një prononcim për Periskopin ka thënë se kjo çka ka ndodhur sot është e papranueshme.
“E para vendimi është i kundërligjshëm dhe antikushtetues. KQZ sot është shëndrruar në një agjensi të MAPL dhe të zyrës së preidentes së Kosoëvs Vjosa Osmani”, tha ky anëtar i KQZ-së
Ndërkohë shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka vlerësuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që më 21 prill të mbahet votimi për shkarkim të kryetarëve në katër komunat në veri, Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin-Potok.
Ambasadori Szunyog përmes një postimi në platformës X ka shkruar se është thelbësore që KQZ të bëjë përgatitjet e nevojshme për të siguruar një proces të qetë për të krijuar kushte për votim të lirë dhe të ndershëm.
“Tashmë është thelbësore që KQZ të bëjë përgatitjet e nevojshme për të siguruar një proces të qetë dhe për të krijuar kushte për votim të lirë dhe të ndershëm”, ka shkruar ai në platformën X.












