Kush e lejoi Specialen në shkolla? Komuna e Prishtinës mohon përgjegjësinë

Kush e lejoi Specialen në shkolla? Komuna e Prishtinës mohon përgjegjësinë

Komuna e Prishtinës është përpjekur të heqë barrën e përgjegjësisë për aktivitetet e Gjykatës Speciale në shkollat e Prishtinës të enjten. Drejtori komunal i Arsimit, Samir Shahini i ka konfirmuar se Gjykata Speciale ka organizuar të enjten ligjeratë me nxënësit e gjimnazit ‘Xhevdet Doda’, por ka mohuar t’i ketë dhënë gjykatës autorizim për zhvillimin e […]

Drejtori komunal i Arsimit, Samir Shahini i ka konfirmuar se Gjykata Speciale ka organizuar të enjten ligjeratë me nxënësit e gjimnazit ‘Xhevdet Doda’, por ka mohuar t’i ketë dhënë gjykatës autorizim për zhvillimin e aktivitetit.

Shahini tha se është në pritje të një raporti zyrtar nga shkolla ‘Xhevdet Doda’.

“Jam duke pritur raport nga shkolla ‘Xhevdet Doda’. Kam biseduar me drejtorin e shkollës dhe po presim raportin zyrtar. I kam pyetur edhe drejtorët e shkollave të tjera dhe në asnjë shkollë tjetër nuk ka pasur ligjërata të tilla, vetëm në ‘Xhevdet Doda’ është raportuar për një aktivitet të tillë. Drejtori ka dhënë disa informata, por presim që shkolla të dalë me një reagim zyrtar”, tha Shahin për Paparacin.

Shahini tha se komuna do të dalë me qëndrim zyrtar sapo të pranojë raportin nga drejtoria e shkollës.

Personeli i Gjykatës Speciale ka zhvilluar të enjten një aktivitet ligjërues me nxënës të gjimnazit ‘Xhevdet Doda’, raportuan mediat të enjten.

Një fotografi e publikuar në rrjetet sociale tregon një dokument që përmban logon dhe të dhënat e Gjykatës Speciale e cila u është shpërndarë nxënësve të gjimnazit në ligjërimin e së enjtes.

Dokumenti përshkruhet si formë e vlerësimit e ligjëratës së personelit të Speciales me nxënësit. Bëhet fjalë për një formular i cili u është dhënë nxënësve për plotësim, i cili përmban pyetje rreth aktivitetit ligjërues.

Gjykata Speciale e ka konfirmuar aktivitetin, të cilin e ka quajtur të karakterit informues, me grupe të nxënësve në Kosovë.

Në një përgjigje për portalin Nacionale, zëdhënësja e kësaj gjykate, Angela Griep tha se ligjëratat janë të fokusuara te informatat rreth mandatit dhe procedurat e gjykatës.

Të ngjashme
‘Dallaveret’ me leje qëndrimi në MPB: Tri gra në mesin e të arrestuarve, i katërti shtetas i huaj

‘Dallaveret’ me leje qëndrimi në MPB: Tri gra në mesin e të arrestuarve, i katërti shtetas i huaj

“Burgim i përjetshëm”, Maduro përsëri para gjykatës në Nju Jork

“Burgim i përjetshëm”, Maduro përsëri para gjykatës në Nju Jork

Ronaldo drejt lamtumirës nga Portugalia, ndeshja me Uellsin pritet të jetë e fundit

Ronaldo drejt lamtumirës nga Portugalia, ndeshja me Uellsin pritet të jetë e fundit

Nesër mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes së Muhamet Likës

Nesër mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes së Muhamet Likës

Stuhia në Sarandë – “Fluturon” çatia në një banesë 12-katëshe, 4 familje mbesin pa strehë

Stuhia në Sarandë – “Fluturon” çatia në një banesë 12-katëshe, 4 familje mbesin pa strehë

Ballkani dështon në Dublin, mposhtet nga skuadra irlandeze

Ballkani dështon në Dublin, mposhtet nga skuadra irlandeze

Shfaqën banerin skandaloz “Kosova është Serbi”, reagon Larne: Nuk ishte tifoz i yni, politika s’ka vend në sport

Shfaqën banerin skandaloz “Kosova është Serbi”, reagon Larne: Nuk ishte tifoz i yni, politika s’ka vend në sport

25-vjeçari i dehur në Shtime sulmoi dhe kanosi gjyshen e tij, më pas hodhi shishe qelqi në drejtim të gjyshit – arrestohet nga policia

25-vjeçari i dehur në Shtime sulmoi dhe kanosi gjyshen e tij, më pas hodhi shishe qelqi në drejtim të gjyshit – arrestohet nga policia

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

Hykmete Bajrami kërkon mbylljen e deponisë së Sferkës

Hykmete Bajrami kërkon mbylljen e deponisë së Sferkës

Aksidenti i rëndë në Tiranë, policia identifikon viktimat- të dy shtetas të huaj, 28-vjeçari jashtë rrezikut për jetë

Aksidenti i rëndë në Tiranë, policia identifikon viktimat- të dy shtetas të huaj, 28-vjeçari jashtë rrezikut për jetë

Mamdani: Netanyahun nuk do të mirëpritet në New York

Mamdani: Netanyahun nuk do të mirëpritet në New York

Bashkësia ndërkombëtare e "shqetësuar" me rrënimin e shtëpive buzë Ujmanit

Bashkësia ndërkombëtare e "shqetësuar" me rrënimin e shtëpive buzë Ujmanit