“Kush e shkel Kushtetutën është ‘super-kriminel’ – Sa herë e shkeli me ‘dy këmbë’ Qeveria Kurti Kushtetutën

“Kush e shkel Kushtetutën është ‘super-kriminel’ – Sa herë e shkeli me ‘dy këmbë’ Qeveria Kurti Kushtetutën

Sot 18 vjet, Kosova miratoi aktin më të lartë juridik, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila shënoi themelimin e shtetësisë së Kosovës dhe i dha fund administratës ndërkombëtar të vendit, e cila bazohej në Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, shkruan Periskopi. Më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë e saj dhe u regjistrua […]

Më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë e saj dhe u regjistrua në hartat politike të shteteve të pavarura. Dy muaj pas shpalljes së Pavarësisë, Kuvendi i Kosovës ratifikoi Kushtetutën, e cila hyri në fuqi më 15 qershor 2008.

Gjatë viteve, Kushtetuta ka qenë shpesh objekt i shkeljeve nga ana e qeveritarëve që kanë drejtuar Kosovën.

Edhe gjatë Qeverisë Kurti janë evidentuar shkelje të Kushtetutës, ndonëse zyrtarët e Vetëvendosjes, sa ishin në opozitë, premtonin se ajo do të respektohej plotësisht.

Madje Albin Kurti, sa ishte në opozitë shkelësit e Kushtetutës i quante “super-kriminel”.

Megjithatë qeveria e tij u shndërrua në shkelës të vazhdueshëm të Kushtetutës.

Në gati 6 vjet qeverisje mbi 10 herë u shkel Kushtetuta nga qeveria e Albin Kurtit.

Periskopi ju sjell disa nga shkeljet që u bën në këtë periudhë.

Qeveria Kurti 1:

31 mars 2020 – vendimi i Qeverisë për “orën policore” gjatë pandemisë, sepse kufizonte lirinë e lëvizjes pa bazë ligjore.

1 maj 2020 – vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për shpalljen e Prizrenit zonë karantinë sepse ishte pa bazë ligjore.

Gjykatë Kushtetuese, gjeti që të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve u shkelën.

“TE SHPALLE qe Vendimi nr. 01/15 i Qeverise se Republikes se Kosoves, i 23 marsit 2020, nuk eshte ne perputhshmeri me nenin 55 [Kufizimi i te Drejtave dhe Lirive Themelore] te Kushtetutes ne lidhje me nenet 35 [Liria e Levizjes], 36 [E drejta e Privatesise] dhe 43 [Liria e Tubimit] dhe nenet 8 (E drejta per respektimin e jetes private dhe familjare), 11 (Liria e tubimit dhe e organizimit) te KEDNJ-se dhe nenin 2 (Liria e levizjes) te Protokollit nr. 4 te KEDNJ;” – thuhej në aktvendimin e Kushtetueses.

Qeveria Kurti 2:

2 janar 2022 – vendimi i Kuvendit për shkarkimin e anëtarëve në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës, sepse cenonte pavarësinë e këshillit.

8 prill 2022 – ndërhyrja e MASHTI-t në Komunën e Kamenicës për riorganizimin e shkollave, sepse kishte tejkalim kompetencash.

Shkelje kjo e kryer nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ministrja Arbëri Nagavci kishte ndërhyrë në kompetencat e Komunës së Kamenicës për reformën në arsim e filluar nga ish-kryetari Qëndëron Kastrati.

Në vendim thuhej se MASHTI-i përmes vendimit për mësim “ka tejkaluar kompetencën dhe ka cenuar përgjegjësitë komunale, përkatësisht ka ndërhyrë në kompetencat vetanake të Komunës së Kamenicës përkitazi me ofrimin e arsimit publik, në kundërshtim me garancitë kushtetuese dhe ligjore”.

Madje Nagavci në reagimin e saj publik pas vendimit të Kushtetueses, kishte thënë se do të analizohej ky vendim.

24 mars 2023 – ndryshimi i Ligjit mbi Këshillin Prokurorial, sepse pushteti ndërhynte në pavarësinë e tij. Kushtetuesja i dha fund ambicieve të Kurtit për të kontrolluar jo veç qeverinë dhe kuvendin, por edhe një pjesë esenciale të gjyqësorit.

Gjykata Kushtetuese gjeti se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka shkelur Kushtetutën. Gjykata shpalli anti-kushtetues Ligjin për Këshillin Prokurorial i cili u hartua nga Ministrja e Drejtësisë.

1 gusht 2023 – shkarkimi i bordit të RTK-së nga Kuvendi, sepse nuk kishte bazë ligjore.

Gjykata rrëzoi vendimin e Kuvendit për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, si dhe rrëzoi vendimin e Kuvendit për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të RTK-së.

3 gusht 2023 – Ligji për Zyrtarët Publikë, sepse politizonte administratën shtetërore.

24 nëntor 2023 – Ligji për çmimet tavan për produktet bazë, sepse parashihte ndërhyrje të Qeverisë në tregun e lirë pa bazë ligjore.

Gjykata Kushtetuese e kishte shpallur në kundërshtim me Kushtetutën Ligjin e miratuar nga qeveria Kurti për çmimet tavan, gjë e cila nxiti regime nga pushteti.

26 dhjetor 2023 – Ligji për Paga, sepse cenonte të drejtat themelore dhe ishte diskriminues.

26 qershor 2024 – Ligji për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme, sepse ishte instrument për përndjekjen e kundërshtarëve politikë.

27 qershor 2024 – Ligji për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, sepse kishte për qëllim kapjen dhe nënshtrimin e administratës.

23 prill 2025 – Ligji për Komisionin e Pavarur të Mediave, sepse cenonte pavarësinë e këtij institucioni.

Shkelje u bën edhe gjatë seancave Konstituive të Kuvendit, nga deputeti i VV’së dhe kryesuesi i këtyre seancave , Avni Dehari.

Kur deputetët nuk votuan raportin e një komisioni, Dehari e quante “akt të paprecedentë”. Por sipas Kushtetutës, votimi është e drejtë – jo detyrim. Asnjë deputet nuk i jep llogari Kryesuesit.

Më 1 maj 2025 – Dehari propozoi votim të fshehtë. Pa miratim. Pa komision të përfaqësuar drejt. Pa asnjë bazë në Rregullore.

Ai nuk kishte vepruar në përputhje me “Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, të 26 qershorit 2025”.

Pika tjetër e vendimit të Kushtetueses ishte se kryetari i Kuvendit mund të zgjidhet vetëm me votim të hapur.

Gjithashtu, një kandidat mund të propozohet vetëm tri herë për kryetar Kuvendi e jo më shumë, derisa VV, Albulena Haxhiun e kishte propozuar plotë 54 herë.

Sipas vendimit, kryesuesi i seancave obligohet “të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë”.

Kujtojmë se Kushtetuta e Kosovës, e ratifikuar më 9 prill 2008, është akti më i lartë juridik që garanton të drejtat dhe liritë themelore për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Pjesa më e madhe e këtij dokumenti rrjedh nga Plani i ish-presidentit Martti Ahtisaari, që ofron të drejta specifike për grupet minoritare dhe siguron një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët./PERISKOPI/

9 Prilli, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës

Hamza për Ditën e Kushtetutës: PDK mbetet e përkushtuar në respektimin dhe mbrojtjen e aktit më të lartë juridik

 

 

Të ngjashme
DW për samitin e Ankarasë: Turqia synon të forcojë ndikimin e saj në NATO

DW për samitin e Ankarasë: Turqia synon të forcojë ndikimin e saj në NATO

MINT publikon çmimet tavan – Nafta pak më shtrenjtë

MINT publikon çmimet tavan – Nafta pak më shtrenjtë

Mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për dhjetëra aksidente e disa të arrestuar

Mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për dhjetëra aksidente e disa të arrestuar

Belgjika e eliminon ShBA-në nga Botërori

Belgjika e eliminon ShBA-në nga Botërori

Arrestohet një person në Kaçanik, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Arrestohet një person në Kaçanik, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Vrasje në tentativë në Rahovec, dy persona theren me thikë

Vrasje në tentativë në Rahovec, dy persona theren me thikë

Shkon në mbi 3500 numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë , ndërsa mijëra persona mbeten të pastrehë

Shkon në mbi 3500 numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë , ndërsa mijëra persona mbeten të pastrehë

Supremja ende në shqyrtim të ankesave për zgjedhjet, KQZ në pritje për certifikim

Supremja ende në shqyrtim të ankesave për zgjedhjet, KQZ në pritje për certifikim

Një muaj nga zgjedhjet – Çështja e presidentit ende paqartë, partitë presin certifikimin

Një muaj nga zgjedhjet – Çështja e presidentit ende paqartë, partitë presin certifikimin

Rama sot udhëton drejt Turqisë për Samitin e NATO-s, Trump dhe liderët e Aleancës në Ankara – Në agjendë mbrojtja dhe Ukraina

Rama sot udhëton drejt Turqisë për Samitin e NATO-s, Trump dhe liderët e Aleancës në Ankara – Në agjendë mbrojtja dhe Ukraina

Parashikimi i motit për sot – Këto pritet të jenë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit për sot – Këto pritet të jenë temperaturat përgjatë ditës

Trump: Ose do të bëjmë një marrëveshje me Iranin, ose do ta përfundojmë punën

Trump: Ose do të bëjmë një marrëveshje me Iranin, ose do ta përfundojmë punën

Ronaldo mbetet pa trofeun e Kupës së Botës, Spanja eliminon Portugalinë

Ronaldo mbetet pa trofeun e Kupës së Botës, Spanja eliminon Portugalinë