Kush është Ajatollah Ali Khamenei, udhëheqësi i Iranit, të cilin Trump e quajti një “shënjestër të lehtë”

Kush është Ajatollah Ali Khamenei, udhëheqësi i Iranit, të cilin Trump e quajti një “shënjestër të lehtë”

Ndërsa konflikti midis Izraelit dhe Iranit intensifikohet, si Presidenti i SHBA-së Donald Trump ashtu edhe Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kanë ngritur mundësinë e shënjestrimit të udhëheqësit të plotfuqishëm të Teheranit, Ajatollah Ali Khamenei. Një sulm i drejtpërdrejtë ndaj Khameneit do ta zhyste rajonin në një territor të panjohur. Një nga njerëzit më të fuqishëm në […]

Ndërsa konflikti midis Izraelit dhe Iranit intensifikohet, si Presidenti i SHBA-së Donald Trump ashtu edhe Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kanë ngritur mundësinë e shënjestrimit të udhëheqësit të plotfuqishëm të Teheranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Një sulm i drejtpërdrejtë ndaj Khameneit do ta zhyste rajonin në një territor të panjohur.

Një nga njerëzit më të fuqishëm në Lindjen e Mesme, Khamenei e ka sunduar Iranin me grusht të hekurt për gati katër dekada, duke u përballur me SHBA-në dhe Izraelin, ndërsa shtyp disidentët në vend dhe duke avancuar programin bërthamor të diskutueshëm të Iranit, raporton CNN.

Si udhëheqës suprem, ai ushtron kontrollin e qeverisë, gjyqësorit dhe ushtrisë në kombin me 90 milionë banorë, si dhe të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) dhe forcës së fuqishme Quds, një njësi klandestine e IRGC që mbikëqyr përfaqësuesit, përfshirë Hamasin, Hezbollahun dhe Huthitët.

I lindur në vitin 1939 në Mashhad, qytetin më të shenjtë të Iranit, Khamenei ishte i mbrojturi i Ajatollah Ruhollah Khomeini, një nga udhëheqësit kryesorë të revolucionit që rrëzoi monarkinë pro-perëndimore të Iranit në vitin 1979 dhe themeloi Republikën Islamike.

Ai ishte gjithashtu një shënjestër për kundërshtarët e Khomeinit dhe i shpëtoi një atentati në vitin 1981 që ia la krahun e djathtë të padobishëm.

Khamnei u bë udhëheqës suprem pas vdekjes së Khomeinit në vitin 1989. Që atëherë, ai e ka zgjeruar ndikimin e Iranit shumë përtej kufijve të tij, duke e pozicionuar atë si një fuqi rajonale me të cilën duhet të llogaritet.

Për më shumë se 30 vjet nën udhëheqjen e Khameneit, Irani shmangu konfliktet e drejtpërdrejta me kundërshtarët e tij, duke u fortifikuar me një rrjet grupesh militante aleate të përhapura në të gjithë rajonin, të njohura si “Boshti i Rezistencës”.

Kjo ndryshoi kur Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023.

Lufta e Izraelit në Gaza dhe sulmet ndaj Hezbollahut, një prej përfaqësuesve më të çmuar të Iranit, e kanë trimëruar Izraelin dhe kanë shkatërruar imazhin e Iranit si një fuqi e padepërtueshme, duke kulmuar me sulmet e javës së kaluar kundër objekteve bërthamore dhe udhëheqjes së lartë ushtarake të Iranit./Periskopi

Të ngjashme
Falenderimi publik i pastorit amerikan për Policinë e Kosovës: Po bën punë të jashtëzakonshme

Falenderimi publik i pastorit amerikan për Policinë e Kosovës: Po bën punë të jashtëzakonshme

Bujqit ankohen për çmimin e ulët të grurit, këtë vit pritet prodhimtari më e lartë

Bujqit ankohen për çmimin e ulët të grurit, këtë vit pritet prodhimtari më e lartë

ORL-ja me vetëm 9 specialistë, Oda e Mjekëve alarmon për situatën

ORL-ja me vetëm 9 specialistë, Oda e Mjekëve alarmon për situatën

ShBA pret që NATO të diskutojë sigurinë në Ngushticën e Hormuzit

ShBA pret që NATO të diskutojë sigurinë në Ngushticën e Hormuzit

28-vjeçari voziti 161 km/h në zonën 50, gjobitet me 500 euro dhe i ndalohet vozitja për 6 muaj

28-vjeçari voziti 161 km/h në zonën 50, gjobitet me 500 euro dhe i ndalohet vozitja për 6 muaj

Si u mbajtën të fshehur për vite 16 fëmijë brenda një dhome, ngjarja që tronditi SHBA-në

Si u mbajtën të fshehur për vite 16 fëmijë brenda një dhome, ngjarja që tronditi SHBA-në

Brazili – Norvegjia, formacionet zyrtare

Brazili – Norvegjia, formacionet zyrtare

Dita e 36 e protestës, qytetarët para Kryeministrisë, tubimit i bashkohen edhe personat që u liruan pasi u arrestuan të enjten

Dita e 36 e protestës, qytetarët para Kryeministrisë, tubimit i bashkohen edhe personat që u liruan pasi u arrestuan të enjten

Protesta në Zarë: Liria për çlirimtarët kërkohet në Kroaci

Protesta në Zarë: Liria për çlirimtarët kërkohet në Kroaci

Baraliu: Fokusi te zgjedhja e Presidentit, fituesi po tregohet indiferent

Baraliu: Fokusi te zgjedhja e Presidentit, fituesi po tregohet indiferent

Një grua në Prizren dhe një burrë në Dragash gjenden të vdekur në orët e pasditës, Policia jep detaje për rastet

Një grua në Prizren dhe një burrë në Dragash gjenden të vdekur në orët e pasditës, Policia jep detaje për rastet

Heroi i Botërorit 2026, Vozinha po tërheq interesim nga një klub shokues në moshën 40-vjeçare

Heroi i Botërorit 2026, Vozinha po tërheq interesim nga një klub shokues në moshën 40-vjeçare

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra në gjithë vendin, 5 ende aktive

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra në gjithë vendin, 5 ende aktive