Kush është Bekim Hoxha, ish-bashkëpuntori i Nenad Rikallos që po intervistohet nga Prokuroria Speciale së bashku me Pecin

Kush është Bekim Hoxha, ish-bashkëpuntori i Nenad Rikallos që po intervistohet nga Prokuroria Speciale së bashku me Pecin

Në Prokurorinë Speciale po intervistohet si i pandehur ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci rreth skandalit të publikuar nga Periskopi në prill të këtij viti lidhur me fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore. Megjithatë, përveç Pecit, Prokuroria Speciale është duke e intervistuar edhe Drejtorin Ekzekutiv të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Bekim Hoxha.   […]

 

Enis Rrustemi, Periskopi

 

Kush është Bekim Hoxha?

Në vitin e kaluar, saktësisht më 11 shtator 2024, Periskopi pati raportuar ekskluzivisht rreth emërimit të Bekim Hoxhës nga Qeveria e Kosovës në pozitën kryeshef ekzekutiv në AUV.

Faton Peci, e kishte lëvizur shpesh herë nëpër pozita personin në fjalë.

Në vitin 2021, Hoxha ishte emëruar zv.kryeshef në Agjencinë e Pyjeve, e më pas në qershor të vitit 2023, u bë zv.kryeshef i AUV-it. Ishte dëshmitar edhe në gjykimin e Nenad Rikalos, ish ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR).

Njeriu i cili dyshohej se ia kishte bërë dëm buxhetit të shtetit hiç më pak se 4 milionë euro, Bekim Hoxha në rolin e dëshmitarit i dilte në mbrojtje, madje thurte elozhe për të [Nenad Rikallon].

Dy dëshmitarët e prokurorisë lavdërojnë ish-ministrin Rikalo

Në një kronikë që ua kishte kushtuar këtij rasti, gazetarja Saranda Ramaj, raportonte se si dy dëshmitarë të ftuar nga Prokuroria, thurnin lavde për ish-ministrin Nenad Rikalo, gjatë dëshmisë së tyre. Këtu bënte pjesë edhe tash kryeshefi i AUV-it, Bekim Hoxha.

Pavarësisht se prokurorja Salihu e kishte konsideruar dëshminë e tij të rëndësishme për ta faktuar aktakuzën, Hoxha ka lavdëruar të akuzuarin kryesor në këtë rast, raportonte Koha.net.

“Sa i përket departamentit na ka mbështetur dhe e ka kuptuar sektorin”, kishte thënë Hoxha në Gjykatë.

Trupi gjykues me në krye Mentor Bajraktarin, Suzana Qerkinin dhe Violeta Namanin në aktgjykimin dënues kishin bërë të ditur se Rikallos dhe gjithashtu të akuzuarit tjetër Kapllan Halimi iu ndalohet ushtrimi i funksioneve në administratën publike për tri vite.

Sipas aktakuzës së përpiluar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës me 26 dhjetor 2019, të pandehurit Nenad Rikalo, Kapllan Halimi, Shefki Zeqiri dhe Ekrem Gjoka, akuzohen se në bashkëveprim, gjatë vitit 2018, kanë mundësuar që disa kompani të përfitojnë grande në mënyrë të kundërligjshëm.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri Rikalo në cilësinë e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka tejkaluar kompetencat e tij duke hartuar ‘Program të veçantë’ për financimin e disa projekteve.

Megjithatë, muaj më parë Apeli i liroi nga akuza për korrupsion ish-ministrin e Bujqësisë Nenad Rikalo dhe ish-sekretarin Kapllan Halimi.

Nenad Rikallo – dikur kishte bashkëpunuar edhe me Albin Kurtin

Nenad Rikallo përmes një reagimi që kishte bërë kohë më parë, kishte deklaruar se ai ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë edhe me Albin Kurtin.

“Nga viti 2001 deri në vitin 2003 kam punuar në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kurse nga viti 2003 në mënyrë aktive kam punuar në sektorin civil për pajtim mes komuniteteve dhe për zhvillim të shoqërisë. Ndoshta këtë publiku nuk e di, por 4 vite kam qenë anëtarë i Bordit në fondacionin Soros së bashku me Shpend Ahmetin dhe Ilir Dedën dhe me intelektualë të tjerë të shquar nga Prishtina. Në vitin 2003 së bashku me Albin Kurtin kam marrë pjesë në themelimin e KAN-it. Në atë kohë së bashku kemi punuar për krijimin e strategjisë së luftës jo të dhunshme për një jetë më të mirë dhe për pajtim mes njerëzve në Kosovë. Ai më vonë ka ndryshuar bindjet e veta duke nisur një rrugë tjetër, ka formuar lëvizjen Vetëvendosje e cila përdorë metoda të dhunshme për arritjen e qëllimeve politike në politikë, gjë që mua nuk më ka konvenuar. Që nga atëherë kemi ndërprerë bashkëpunimin”, kishte thënë ministri Rikalo në vitin 2017.

Kush ishte Lëvizja KAN e cila më vonë u shndërrua në Lëvizjen Vetëvendosje?

KAN ishte lëvizje e aktivistëve të rinj, që për mision, proklamonin se kanë, ndryshimet shoqërore dhe krijimin e qytetarisë aktive.

Sipas të dhënave, Albin Kurti ka punuar si aktivist në Rrjetin e Aksionit për Kosovën (KAN), të formuar në vitin 1997, që u ringjall në konferencën “Drejtimet e reja” të mbajtur në Prishtinë nga 8-13 korrik 2003.

Në këtë mënyrë KAN e siguroi vazhdimësinë me anë të një fillimi të ri. KAN ishte lëvizje e aktivistëve të rinj, që për mision kishin ndryshimet shoqërore dhe krijimin e qytetarisë aktive. Aktivitetet përqendroheshin në tri fusha kryesore: çështjet e të drejtave të njeriut dhe drejtësia sociale, arsimi, kultura dhe arti. KAN përbehej edhe prej shumë anëtarëve ndërkombëtarë.

Më 12 qershor 2005 në muret që rrethonin ndërtesën e UNMIK-ut, aktivistët shkruan parullën Jo negociata, vetëvendosje, që solli në transformimin e KAN-it në Lëvizjen Vetëvendosje!

Shkrimi i parullave vazhdoi gati në të gjitha fshatrat dhe qytetet e Kosovës, dhe pastaj lëvizja filloi me përdorimin e metodave tjera kreative e të pa dhunshme sikurse janë aksionet simbolike, bllokadat dhe së fundi edhe demonstratat masive.

Për Lëvizjen KAN kishte folur edhe Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së.

“Vetëvendosje, prej KAN-it kur kanë qenë si organizatë shqiptaro-serbe është formuar në Lëvizje është bërë Lëvizje protestuese dhe është bërë lëvizje politike. Ata i kanë politikat e veta. Unë i respektoj rivalët por nuk bën të krijohet percepsionin e rrejshëm publik sepse ata nuk janë opsion i Kosovës”, pati thënë Haziri gjatë një debate televiz gjatë fushatës zgjedhore./Periskopi/

Të ngjashme
Pacolli i bën thirrje SPAK-ut të hetojë situatën në Aeroportin e Vlorës

Pacolli i bën thirrje SPAK-ut të hetojë situatën në Aeroportin e Vlorës

Çfarë u gjet gjatë aksionit të Policisë në veri të Kosovës (FOTO)

Çfarë u gjet gjatë aksionit të Policisë në veri të Kosovës (FOTO)

Jep dorëheqje kryeministri britanik, Keir Starmer

Jep dorëheqje kryeministri britanik, Keir Starmer

A po e shqyrton përsëri Gjermania energjinë elektrike me qymyr?

A po e shqyrton përsëri Gjermania energjinë elektrike me qymyr?

Edi Rama sot vizitë në Francë, takohet me presidentin Emmanuel Macron

Edi Rama sot vizitë në Francë, takohet me presidentin Emmanuel Macron

Viktimat e aksidentit në Gjermani janë motra

Viktimat e aksidentit në Gjermani janë motra

Protesta në Tiranë, një grup protestuesish kaluan natën përpara Kryeministrisë

Protesta në Tiranë, një grup protestuesish kaluan natën përpara Kryeministrisë

Raundi i parë i bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit: Ndërmjetësit e cilësojnë si “progres inkurajues”

Raundi i parë i bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit: Ndërmjetësit e cilësojnë si “progres inkurajues”

Armë, municion e pajisje ushtarake gjenden në Zubin Potok, Policia nis hetimet

Armë, municion e pajisje ushtarake gjenden në Zubin Potok, Policia nis hetimet

Interesim rekord për Botërorin 2026, shifrat e FIFA's flasin qartë

Interesim rekord për Botërorin 2026, shifrat e FIFA's flasin qartë

Elezi: KQZ pret përfundimin e ankesave para shpalljes së rezultateve përfundimtare

Elezi: KQZ pret përfundimin e ankesave para shpalljes së rezultateve përfundimtare

Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në Krimenë e pushtuar

Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në Krimenë e pushtuar

Nënsekretari i OKB-së nis sot vizitën dyditore në Kosovë

Nënsekretari i OKB-së nis sot vizitën dyditore në Kosovë