Kush është “Kasapi i Ballkanit”, Radovan Karaxhiq?

Kush është “Kasapi i Ballkanit”, Radovan Karaxhiq?

Kush është Radovan Karaxhiq? Radovan Karaxhiq mori sot dënim me burgim të përjetshëm për krimet e bëra gjatë luftës së përgjakshme në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 1992-1995. Ai ishte president i Republika Srpska-s gjatë asaj kohe dhe kërkonte bashkimin me Serbinë. Karaxhiqi ishte i trajnuar si psikiatrist, dhe kishte bashkëthemeluar Partinë Demokratike të Serbëve […]

Radovan Karaxhiq mori sot dënim me burgim të përjetshëm për krimet e bëra gjatë luftës së përgjakshme në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 1992-1995.

Radovan Karadzic sits in the courtroom in the Hague during the reading of his verdict at the International Criminal Tribunal for Former Yugoslavia on Thursday.

Ai ishte president i Republika Srpska-s gjatë asaj kohe dhe kërkonte bashkimin me Serbinë.

Karaxhiqi ishte i trajnuar si psikiatrist, dhe kishte bashkëthemeluar Partinë Demokratike të Serbëve në Bosnje dhe Hercegovinë. Nga viti 1996 e deri më 2008 ai ishte i arratisur pasi ishte akuzuar për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës. Gjatë kohës sa ishte i arratisur, ai punoi në një klinikë private në Beograd, i specializuar në mjekësi alternative dhe psikologji nën një emër të rremë. Nipi i tij, kishte thënë se Karaxhiqi madje përcillte nga stadiumi ndeshje të Series A, dhe e kishte vizituar Venedikun nën emrin e Petar Glumacit.

Ai ishte arrestuar në Beograd më 21 korrik 2008 dhe u ekstradua më pas në Holandë. Shpesh, atij i referohen si “Kasapi i Bosnjes”.

Radovan Karaxhiqi lindi më 19 qershor 1945 në fshatin e Petnjicës afër Shavnikut në Mal të Zi. Babain e kishte këpucar ndërsa nënën amvise.

Karaxhiqi kishte studiuar çrregullimet neurotike dhe depresionin në Spitalin Naestved të Danimarkës më 1970, dhe më pas ishte specializuar edhe në Universitetin e famshëm të Columbias në New York. Ai ishte po ashtu edhe poet, i influencuar nga shkrimtari serb Dobrica Qosiq. Gjatë kohës si ekolog, ai kishte deklaruar se “Bolshevizmi ishte i keq, por nacionalizmi edhe më i keq”.

Pas diplomimit, Karaxhiqi kishte punuar në një klinikë psikiatrike në spitalin e Sarajevës në Koshevë. Sipas dëshmitarëve, ai shpesh lëshonte udhëzime false mjekësore për punëtorët shëndetësorë që donin të dilnin më herët në pension. Ai ishte dënuar për mashtrim më 1984 nga sistemi jugosllav dhe kishte vuajtur dënimin për mbi një vit.

Këto ishin akuzat për të cilat u akuzua dhe dënua Karaxhiqi: Gjenocid, në tetë komuna bosnjake, por e cila gjatë vendimit të sotëm u hoq.

Gjenocid në Srebrenicë, që u konfirmua.

Persekutim në baza politike, racore dhe fetare, dhe krime kundër njerëzimit në 25 komuna boshnjake.

Asgjësim, Krim kundër Njerëzimit

Vrasje, krim kundër njerëzimit.

Vrasje, thyerje e Ligjeve ose Konventave të Luftës.

Deportim, krim kundër njerëzimit.

Akte çnjerëzore [zhvendosje me forcë], krim kundër njerëzimit.

Akte të dhunës, qëllimi primar i të cilave ishte të shpërndahet terrori në popullatat civile, shkelje e ligjeve apo konventave ndërkombëtare.

Sulme të paligjshme mbi civilë, Shkelje e Ligjeve apo konventave ndërkombëtare.

Marrja e pengjeve, Shkelje e Ligjeve apo konventave ndërkombëtare.

Të ngjashme
Sulmet ndaj gazetarëve, Rexha: Janë të organizuara për të delegjitimuar punën e tyre

Sulmet ndaj gazetarëve, Rexha: Janë të organizuara për të delegjitimuar punën e tyre

Vozinha, heroi i Kepit të Gjelbër: Kam ëndërruar gjithë jetën për këtë moment

Vozinha, heroi i Kepit të Gjelbër: Kam ëndërruar gjithë jetën për këtë moment

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Endrit Shala u dënua me dy vjet burgim se favorizoi biznesin e baxhanakut

Endrit Shala u dënua me dy vjet burgim se favorizoi biznesin e baxhanakut

Behrami i reagon Mihalit që e quajti përdorues të narkotikëve Ramën: Inskenim i ngjarjeve kundër oponentëve politike

Behrami i reagon Mihalit që e quajti përdorues të narkotikëve Ramën: Inskenim i ngjarjeve kundër oponentëve politike

Incident brenda Gjykatës së Posaçme, tre vëllezër rrahin dëshmitarin

Incident brenda Gjykatës së Posaçme, tre vëllezër rrahin dëshmitarin

Çfarë thonë në KQZ, pse mandatet kalojnë nga një subjekt te tjetri gjatë numërimit të votave

Çfarë thonë në KQZ, pse mandatet kalojnë nga një subjekt te tjetri gjatë numërimit të votave

Humbi kontrollin e mjetit lundrues dhe ra në ujë, mbytet në liqen 37-vjeçari shqiptar

Humbi kontrollin e mjetit lundrues dhe ra në ujë, mbytet në liqen 37-vjeçari shqiptar

Debati për migracionin do të vazhdojë dominimin në Zvicër

Debati për migracionin do të vazhdojë dominimin në Zvicër

Dejona Mihali eskalon me gjuhë ndaj Përparim Ramës: Narkotikun si e merr

Dejona Mihali eskalon me gjuhë ndaj Përparim Ramës: Narkotikun si e merr

Tragjedia në Ksamil: Viktimë një 22-vjeçar – u përplas me policinë kufitare

Tragjedia në Ksamil: Viktimë një 22-vjeçar – u përplas me policinë kufitare

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin, në rrezik edhe garat evropiane

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin, në rrezik edhe garat evropiane

SHBA-ja dhe Irani nënshkruajnë marrëveshjen në mënyrë elektronike para ceremonisë zyrtare

SHBA-ja dhe Irani nënshkruajnë marrëveshjen në mënyrë elektronike para ceremonisë zyrtare