Kush është zv.ministri i Kurtit që u kap në flagrancë duke kërkuar ryshfet

Në Qeverinë Kurti dyshohet se një zëvendësministër është përfshirë në një aferë ryshfeti. Bëhet fjalë për zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji. Në bazë të audio-incizimeve të siguruara nga Insajderi, dëshmohet përfshirja e tij për një grant qeveritar prej dhjetëra mijëra eurosh. Në lidhje me rastin po merret edhe Policia e Kosovës, përcjell Periskopi. “Çka […]
Në bazë të audio-incizimeve të siguruara nga Insajderi, dëshmohet përfshirja e tij për një grant qeveritar prej dhjetëra mijëra eurosh. Në lidhje me rastin po merret edhe Policia e Kosovës, përcjell Periskopi.
Almir Veliji është i emëruar zëvendësministër i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal nga Albin Kurti. Ai vjen nga komuniteti boshnjak.
Në ditën kur është bërë zv.ministër ai përmes një postimi në Facebook ishte zotuar se detyrën që mori “do ta kryejë me përkushtim, vullnet dhe guxim.
Postimi i tij i plotë:
Sot pranova detyrën e zv.Ministrit ne Ministrin e Zhvillimit Rajonal e falenderojë z.Albin Kurtin, Kryeministrin e Republikës së Kosvës per besimin që ma ka dhene.
Me këtë rast zotohem se detyrën që mora do ta kryej me përkushtim, vullnet dhe guxim, duke garantuar angazhim maksimal sidomos për komunitetin #Boshnjak.Për t’i përmbushur objektivat tona si komunitet, e që janë edhe pritjet tuaja, do ta shfrytëzoj përvojën time institucionale në mënyrë që ta arrijm më të mirën për vendin tonë dhe për komunitetin.
Nga sot ju përfaqesoj juve,
Me #krenari dhe me shumë #sinqeritet
Me #përkushtim dhe me #nder,
Me #dashuri dhe me #zemer,
Falenderim i veqant shkonë për Kryetaren tonë të partisë SDU Duda Balje,deputete që ma ka dhëne besim për këte pozit,dhe gjithe antareve të Kryesise së partise SDU-Bashkimsocijal Demokrat #deputete
/Periskopi/











