Kusherinjtë për dasma, jo për qeveri: Ja çka thoshte Kurti para pak muajsh

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, dikur ishte kritik i ashpër i punësimeve në baza partiake e familjare. Por, duket se pushteti prish edhe bindjet e shprehura më me pasion. Së fundi, dy familjarë të anëtarëve të VV-së u punësuan në funksionin e këshilltarëve politikë – dhe kjo ka irrituar shumë qytetarët që vuajnë ende nga […]

Kur Periskopi dje lajmëroi opinionin se axha i Glauk Konjufcës, Rabiti, ishte punësuar si këshilltar politik në Ministrinë e Mbrojtjes – simpatizantët e Vetëvendosjes u ngutën që ta mbronin.

Ata thanë se pozicioni i “këshilltarit politik” nuk ishte i njëjtë si ai i “stafit civil” ani pse, nuk është e thënë që “këshilltari politik” të emërohet gjithsesi në baza familjare e partiake.

Edhe Naim Uka, i vëllai i deputetit të VV-së Fitim Uka, u punësua si këshilltar politik i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë – që ndodhet nën zjarr aktualisht për shkak të masave më shtrënguese që hynë në fuqi prej dje (7 prill).

Por, Albin Kurti ka ndërtuar imazhin e tij prej politikani pikërisht duke kundërshtuar [me të drejtë] favorizimin e familjarëve në punësim, shkruan Periskopi.

Kurti, që argëtonte simpatizantët e partisë së tij, me shpjegimin se çka e kishte familjarisht Glauk Konjufcën, tashmë del se do ta ndjek vetë atë.

”Baba i nanës të babës së Glaukut, e ka djalë të axhës babën e babës të burrit të çikës tezës tem” – kishte shpjeguar z. Kurti para elektoratit.

Pra, kjo nënkupton se ai e ka të afërm edhe z. Rabit.

Sidoqoftë, ja çka thoshte Kurti dikur për një çështje të tillë./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?