Kushtetuesja ia pezulloi çdo vendim, Kurti i linçon gjykatësit si ‘shërbyes’ të ish-opozitës e Listës Serbe

Kushtetuesja ia pezulloi çdo vendim, Kurti i linçon gjykatësit si ‘shërbyes’ të ish-opozitës e Listës Serbe

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës të premtën e 5 shtatorit, ka marrë vendim për caktimin e masës së përkohshme për ndalimin e çdo veprimi nga deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës pas ankesës së Listës Serbe. Ndonëse kryetari i Kuvendit Dimal Basha e ka mbyllur seancën konstituive si të finalizuar, Kushtetuesja ka vendosur […]

“TË CAKTOJË ex officio dhe sipas kërkesës së parashtruesve masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë;”, thuhet në vendimin e saj që hyri në fuqi më 5 shtator 2025, në kohëzgjatje deri më 30 shtator 2025.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ku u propozua për kryeministër, Albin Kurti, nuk ka hezituar të hedh akuza ndaj Gjykatës Kushtetuese për vendimin e kësaj gjykate pas ankesës së Listës Serbe.

Kurti tha se gjykata sipas tij po shkakton pasoja të drejtpërdrejta për demokracinë, për qytetarët, ku nuk e la pa e përmendur edhe ish-opozitën e cila nuk ia votojë Nenad Rashiqin në seancat e kaluara.

“Një vit e tetë muaj e 13 ditë që nuk merr vendim për Fondin Sevran. Gjthashtu po e pengo avansimin e arsimit të lartë në Kosovë në mosmarrjen e vendimit të statutit për Universitetin e Prishtinës, një vit e një muaj e 20 ditë sot nga Gjykata Kushtetuese. Janë plot 18 ligje në pritje të shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese e cila nuk merr vendim për këto por kur kërkon masë të përkohshme Lista Serbe  thotë “25 ditë 120 deputetë të Republikës duhet të vegjetojnë.

Derisa Qeveria punon çdo ditë Gjykata Kushtetuese bllokon reformat, shkakton pasoja të drejtpërdrejta për demokracinë, për qytetarët, për zhvillimin e vendit. E 5 deputetë të opozitës shqiptare nga 52 sa janë, veç 5, as 10 për qind, po t votonin  Nenad Rashqin do ta kishim edhe nënkryetarin nga komuniteti serb. Jemi angazhuar me partitë opozitare port kot”, tha Kurti.

Ankesa pati edhe për partitë ish-opozitare AAK, PDK dhe LDK të cilat kanë bërë ankesa të njëpasnjëshme në Gjykatën Kushtetuese, sepse sipas tij, këto parti, përdorën gjykatën për ta bllokuar procesin.

Kurti akuzoi se shumica e gjyqtarëve të Kushtetueses janë emëruar në kohën e PAN-it dhe kjo ka ndikuar që vendimet të mos merren me kohë

“Edhe shumë absurde, edhe shumë e dëmshme. Që nga fillimi e deri te zgjedhja e Dimal Bashës kryetar, pra nga katër muaj e gjysmë, prej mesit të prillit deri në fund të gushtit, janë vonesa prej Gjykatës Kushtetuese. Një muaj e gjysmë kanë vonuar për ta trajtuar ankesën e AAK-së, pastaj atë të PDK-së dhe LDK-së.

Pra, dy të tretat e kohës na i ka marrë Gjykata Kushtetuese. Opozita orë e çast atje, a e dini pse? Sepse 5 nga 7 gjyqtarë të saj janë zgjedhur në vitin 2018, në kohën e PAN-it dhe Listës Serbe. Ne i fituam 3 herë zgjedhjet, ata mbetën sërish në Gjykatë, thuajse është ende viti 2018”, ka thënë ai./Periskopi/

Kurti: Masa 25-ditore e Kushtetueses është absurde dhe e dëmshme

Kurti me ankesa ndaj ish opozitës: AAK, PDK dhe LDK orë e çast në Kushtetuese, sepse i kanë zgjedhur gjyqtarët në kohën e PAN-it

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?