Kuvendi i pakonstituuar paguan deputetët: Të vjetërit paguhen, të rinjtë jo

Kuvendi i pakonstituuar paguan deputetët: Të vjetërit paguhen, të rinjtë jo

9 shkurti është data kur qytetarët votuan për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës. Por, Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar edhe tashmë kur kemi hyrë në muajin maj. Partia që ka dalë e para në zgjedhje( VV), ka kandiduar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por as pas 6 herave sa […]

Partia që ka dalë e para në zgjedhje( VV), ka kandiduar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por as pas 6 herave sa është hedhur në votim ajo s’i ka marrë votat.

Ndërsa Kuvendi është mbledhur për të 10 herë por nuk është konstituuar.

Partitë politike, PDK-LDK-AAK, kërkojnë një tjetër figurë për kryeparlamentar/e, sepse thonë se Haxhiu ëstë “figurë përçarëse”.

Teka Kuvendi i Kosovës nuk është funksional, në opinion janë shtruar pyetje për pagat e meditjet e deputetëve të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës në një përgjigje për RTK, ka thënë se deputetëve që kanë qenë pjesë edhe të legjislaturës së kaluar u janë ekzekutuar pagat, ndërkaq atyre që janë zgjedhur për herë të parë do t’ju ekzekutohe në muajin maj në mënyrë retroaktive.

Këtë muaj paga kanë realizuar deputetët e legjislaturës së tetë, të cilët kanë fituar mandatin edhe në ligjislaturën e nëntë. Paga e deputetëve llogaritet nga dita e betimit, sipas koeficientit të paraqitur në Ligjin e Pagave. Deputetëve të rinj do t’u procedohet paga për këtë periudhë në mënyrë retroaktive, me pagën e muajit maj”, thuhet në përgjigje.

Ndërkaq, për meditje Kuvendi thotë deputetët nuk marrin meditje shtesë për çdo seancë të dështuar.

E Eugen Cakolli nga KDI, ka thënë se pa u konsistuar Kuvendi nuik do të duhej të kishte paga për deputetët.

“Unë besoj që paga e deputetit, ndonëse i njëjti e merr mandatin që nga data e certifikimit dhe betimit, nuk do të duhej të ishte valide për sa kohë nuk konstituohet Kuvendi, sepse është Kuvendi instanca prëj të cilit deputetët marrin pagat e tyre”.

“Çfarë po ndodh në Kuvend është një tallje jo vetëm për institucionin e Kuvendit, por edhe me qytetarët në përgjithësi”, ka thënë ai./Periskopi/

Të ngjashme
Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona