Ky është eksperti amerikan për të cilin presidenti Thaçi po kërkon informacion nga komisioni

Ky është eksperti amerikan për të cilin presidenti Thaçi po kërkon informacion nga komisioni

Presidenti Hashim Thaçi është paraqitur sot përballë Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars të vitit që shkoi. Më të nisur raportimi, Thaçi ka kërkuar të dijë se kush është eksperti ndërkombëtar i jashtëm i angazhuar në këtë komision, pasi çështjet e interesit […]

Presidenti Hashim Thaçi është paraqitur sot përballë Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars të vitit që shkoi. Më të nisur raportimi, Thaçi ka kërkuar të dijë se kush është eksperti ndërkombëtar i jashtëm i angazhuar në këtë komision, pasi çështjet e interesit kombëtarë nuk mund të trajtohen nga një ekspert ndërkombëtar që nuk e njeh askush.

Fillimisht Thaçi para se të fillojë raportimin ka dashur të di kush është prezent në takim dhe kënd e përfaqësojnë.

Pas kësaj kërkese, Xhelal Svecla, kryetar i këtij komisioni ka prezantuar të gjithë anëtarët e komisionit, ndërsa ka kërkuar nga sekretariati për personat e tjerë.

Thaçi tha se kush është eksperti. “Unë do të kërkoja protokollin e atij takimi ku ai është zgjedhur si ekspert”, tha ai.

Kurse, Sveçla tha se sa i përket ligjshmërisë mund ta informojnë me shkrim, por jo sot kur ai do të raportoi.

Indeksonline ka mësuar se eksperti ndërkombëtar i angazhuar nga Komisioni Hetimor Parlamentar, është shtetasi amerikan, Tiemni Ma.

Ai është ekspert i të drejtave të njeriut të SHBA-së dhe propozimin për angazhimin e tij në komision e kishte bërë anëtari i këtij komisioni, Sami Kurteshi i VV-së, pasi ky i fundit ka bashkëpunuar me të sa ishte Avokat i Popullit.

Tiemni Ma, ka qenë i pranishëm në raportimin e kryeministrit Ramush Haradinaj përballë komisionit hetimor përkitazi me këtë rast ndërsa sot u mësua se paga e tij është rreth 800 euro.

Debati për ekspertin ndërkombëtar, vazhdoi gjatë përgjatë gjithë kohës sa Thaçi ishte përballë deputetëve.

“Kush është eksperti dhe do të doja të shihja një CV të tij, para se me raportu se çështja lidhet me çështje kombëtare. Para një eksperti që unë nuk e njoh për hir të transparencës çka ka të keqe të di se kush është eksperti”, ka thënë ai.

Ndërsa deputeti i LDK-së Driton Selmanaj, anëtar i komisionit tha se kanë bazë ligjore.

“Neve na jepet e drejta për ekspert në punën tonë, kemi votuar për një ekspert. Ne kemi vlerësuar se ne nuk kemi kaluar testin e verifikimit atëherë e kemi pa të arsyeshme që edhe eksperti të jetë aty. Disa deputet të komisionit tentuan ta minojnë këtë punë. Bazën ligjore e kemi të plotë dhe është një prej raporteve më profesionale që e kam lexuar”, tha ai.

Të ngjashme
SHBA kalon në epërsi ndaj Australisë

SHBA kalon në epërsi ndaj Australisë

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

Një stuhi e fortë godet Cyrihun, raportohet për dëme të konsiderueshme materiale

Një stuhi e fortë godet Cyrihun, raportohet për dëme të konsiderueshme materiale

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore në Porto Palermo të Himarës, foto

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore në Porto Palermo të Himarës, foto

I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje

Rezervoni biletën tuaj drejt Oslos dhe Brukselit me ofertë speciale!

Rezervoni biletën tuaj drejt Oslos dhe Brukselit me ofertë speciale!

BE dhe QUINT: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtar të komuniteteve

BE dhe QUINT: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtar të komuniteteve

NATO: Zvogëlimi i trupave në Kosovë s’prek marrëveshjet ekzistuese, përfshirë atë për dërgimin e FSK-së në Veri

NATO: Zvogëlimi i trupave në Kosovë s’prek marrëveshjet ekzistuese, përfshirë atë për dërgimin e FSK-së në Veri

FIFA e ‘dëgjon’ Tuchelin, ndryshon procedurën para fillimit të ndeshjes

FIFA e ‘dëgjon’ Tuchelin, ndryshon procedurën para fillimit të ndeshjes