Ky është i riu që u vra sonte në Gjilan

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur pak më parë pas një përleshje, në lagjen “Arbëria” në Gjilan. Sinjali ka mësuar që viktima është Egzon Rafuna. Policia e Kosovës ka konfirmuar incidentit tragjik në Komunën e Gjilanit, ku mbeti i vrarë një person. Sipas nënkolonelit të Rajonit të Gjilanit, Remzi Azemi, në një […]
Sinjali ka mësuar që viktima është Egzon Rafuna.
Policia e Kosovës ka konfirmuar incidentit tragjik në Komunën e Gjilanit, ku mbeti i vrarë një person.
Sipas nënkolonelit të Rajonit të Gjilanit, Remzi Azemi, në një incident ku dyshohet se janë përdorur armët e zjarrit, një person ka mbetur i vdekur ndërkohë një tjetër është lënduar rëndë.
“E konfirmojmë që ka ndodhur një incident, ku dyshohet që është përdorur arma e zjarrit. Si rezultat i përdorimit të armës së zjarrit, një person ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është i plagosur. Gjendja e të plagosurit është e rëndë por nuk kemi informacione më të detajuar nga stafi mjekësor. Ngjarja ka ndodhur në Gjilan rreth një ore më parë (21:00)” – tha nënkoloneli i Rajonit të Gjilanit, Remzi Azemi.
Periskopi do të ju mbajë të informuar rreth këtij rasti të rëndë.











