Ky është Muharrem Ibraj nga Gjakova që bashkë me babain e tij kryenin krime ndaj shqiptarëve

Ky është Muharrem Ibraj nga Gjakova që bashkë me babain e tij kryenin krime ndaj shqiptarëve

Muharrem Ibraj dhe Mushk Jakupi babë e bir nga fshati Osek i Hilës së Gjakovës kishin kryer krime ndaj shqiptarëve në uniformën e policisë serbe. Muharrem Ibraj u përmend sot në seancën gjyqësore në Hagë që po zhvillohet ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK’së, ku ish-nënkryetari Nasim Haradinaj tha se Ibraj ishte shqiptari që kreu krime në […]

Muharrem Ibraj u përmend sot në seancën gjyqësore në Hagë që po zhvillohet ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK’së, ku ish-nënkryetari Nasim Haradinaj tha se Ibraj ishte shqiptari që kreu krime në luftën e fundit në Kosovë.

Në fotografinë e mëposhtme shihet Ibraj duke shpërndarë ndihma humanitare në fshatin Osek i Hilës së Gjakovës.

Në vitin 2005, Muharrem Ibraj kishte dëshmuar edhe në Hagë në mbrojtje të Sllobodan Millosheviqit.

Ai ishte pjesë e policisë serbe dhe tani jeton me një pension në Serbi. Ibraj ishte i vetmi shqiptar në një listë prej 18 personash që kërkoheshin nga Interpoli për krime lufte të kryera në Kosovë.

Në shkurt 2009 dhe në janar 2014, Tribunali i Hagës i dënoi këta persona, mes tjerash edhe për Masakrën e Mejës: Nikola Šainović, zëvendës-kryeministër i RFJ-së 1996-2000 – 22 vjet; Dragoljub Ojdanić, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë 98-2000 -15 vjet; Nebojša Pavković, komandant i Batalionit të Tretë të Ushtrisë së Jugosllavisë 98-99 – 22 vjet; Vladimir Lazarević, komandant i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë së Jugosllavisë – 14 vjet; Sreten Lukić, komandant i policisë sërbe në Kosovë 1998-1999 – 20 vjet.

Në prill 2013 prokurorët e EULEX-it filluan hetimin ndaj afërsisht 20 personave për Masakrën e Mejës. Në korrik 2015 prokurori Charles Hardaway ngriti aktakuzë kundër shqiptarit Sahit Halitaj, me arsyetimin se u ka ndihmuar policëve serbë për krimet kundër civilëve shqiptarë në Mejë. Në dhjetor 2015, ‘pas paraqitjes së rrethanave të reja’, prokurori që ngriti aktakuzën, parashtroi propozimin për tërheqje nga aktakuza.

Në shkurt 2015, INTERPOL-i, me kërkesë të UNMIK-ut, lëshoi urdhërarrest ndaj 17 pjesëtarëve të forcave serbe të sigurisë për Masakrën e Mejës.

Të ngjashme
Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë