Ky është raporti i plotë i Institutit të Psikiatrisë Forenzike që e vërteton se Naim Murseli nuk ka sëmundje mendore

Ky është raporti i plotë i Institutit të Psikiatrisë Forenzike që e vërteton se Naim Murseli nuk ka sëmundje mendore

Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar vlerësimin psikiatrik ndaj Naim Murselit, i cili po akuzohet për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj. Në dokumentin e plotë, përjashtohet mundësia që ai të ketë ndonjë sëmundje ose çrregullim mendor. Në raport theksohet qartë: “Tek i ekzaminuari Naim Murseli nuk është konstatuar ndonjë çrregullim mendor […]

Në dokumentin e plotë, përjashtohet mundësia që ai të ketë ndonjë sëmundje ose çrregullim mendor.

Në raport theksohet qartë: “Tek i ekzaminuari Naim Murseli nuk është konstatuar ndonjë çrregullim mendor apo sëmundje mendore e karakterit të përkohshëm apo përhershëm”.

Gjithashtu, ekspertët nuk kanë gjetur asnjë shenjë të abuzimit me substanca narkotike apo alkool, e as ndonjë pengesë në zhvillimin mendor që do të ndikonte në perceptimin e realitetit.

Sipas raportit, në momentin e kryerjes së krimit, Murseli ka qenë në gjendje të kuptojë veprimet e tij dhe pasojat që ato shkaktojnë.

Bazuar në analizat profesionale, “nuk është identifikuar ndonjë simptomatologji e nivelit patologjik, e cila do të mund të ndikonte në aftësinë e tij mendore për ta kuptuar rëndësinë e veprës si dhe të kontrollojë veprimet e tij”, transmeton Periskopi.

Në përfundim, ekspertiza thekson se i akuzuari është “plotësisht i përgjegjshëm dhe i llogaritshëm”, në gjendje të marrë pjesë në procesin gjyqësor, të kuptojë akuzat dhe të ndërveprojë me avokatët e tij.

Përshkrimi i gjendjes aktuale të Murselit tregon një person të vetëdijshëm dhe të orientuar në kohë dhe hapësirë. Në raport thuhet se ai ka qenë bashkëpunues, i qetë në sjellje, dhe ka komunikuar në mënyrë të qartë gjatë ekzaminimit. Po ashtu, theksohet se nuk janë vërejtur shqetësime në të menduar apo në mënyrën e perceptimit, ndërsa funksionet njohëse janë të ruajtura.

Në dokument përmendet se Murseli është i vetëdijshëm për situatën ku ndodhet dhe përdor mekanizma mbrojtës si shmangien dhe mohimin. Aktualisht ai mohon se ka mendime për vetëlëndim apo për të lënduar të tjerët.

Ky vlerësim vjen pas kërkesës së mbrojtjes, e cila më herët kishte pretenduar se Murseli mund të vuante nga paqëndrueshmëri mendore. Katër javë më parë, ai ishte dërguar për vlerësim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike.

Murseli vazhdon të deklarohet i pafajshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, e cila u ekzekutua më 29 nëntor 2023 në Prishtinë.










Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve