Ky ishte programi i Qeverisë Kurti për Energjinë: 4 vjet, dy paragrafë

Ky ishte programi i Qeverisë Kurti për Energjinë: 4 vjet, dy paragrafë

Kriza energjetike tashmë ka trokitur në vend dhe po dëmton në baza të përditshme qytetarët e bizneset me reduktime të paparalajmëruara dhe jotransparente, që nuk dihet se kur ndodhin e nuk dihet as se për sa kohë zgjasin. Por, ku ishte vendi për energjinë në Programin e Qeverisë Kurti 2021-2025. Ky program nuk ishte publikuar […]

Ky program nuk ishte publikuar deri në majin e këtij viti, përkundër që Qeveria ishte votuar në muajin mars derisa fituesi dihej prej mbrëmjes së 14 shkurtit.

Dhe megjithëse bëhet fjalë për një mandat të plotë, ose për katër vjet kohë, programi përmban vetëm 61 faqe. Për fat të keq, në këto programe nuk lejoheshin edhe poezi të ndryshme të kryeministrit Kurti, e të cilat me gjasë do ta rrisnin edhe numrin e faqeve.

Pjesa për Energjinë në Programin e Qeverisë për vitet 2021-2025 ka vetëm dy paragrafe. Po e përsërisim: pjesa për energjinë në Programin e Qeverisë Kurti për katër vjetë përmban vetëm DY PARAGRAFE.

Çka thuhet në to?

Në këto dy paragrafe nuk thuhet asgjë e re, duke qenë thjesht një përshkrim i detyrueshëm dhe tepër përgjithësues i qëllimeve mbi këtë sektor.

“Do të angazhohemi për krijimin e kushteve të favorshme për furnizim të qëndrueshëm e të përballueshëm me energji, për të gjithë qytetarët dhe ndërmarrjet e Kosovës, duke e pasur parasysh edhe ndikimin në mjedis.” – është fjalia e parë që shkruhet nga Qeveria jonë, raporton Periskopi.

Aty premtohet edh rritja e shumëllojshmërisë së burimeve energjetike, e po ashtu edhe rishikimi i Strategjisë së Energjisë.

Në këto fjali përmendet edhe qëllimi i “dekarbonizimit energjetik” e që vazhdon ta mbajë Qeverinë të dyzuar mes rritjes së kapaciteteve energjetike me thëngjill.

Po ashtu, Qeveria në program premton edhe “shqyrtimin e fizibilitetit të të gjitha mundësive për zhvillimin e sistemit të gazit natyror,”

Nuk dihet nëse ky shqyrtim i premtuar kishte të bënte me projektin amerikan të tubacionit të gazit, për të cilin po kritikohet ashpër kryeministri. /Periskopi

Të ngjashme
Nga 83 centë në 3.5 euro, ndryshon pagesa për anëtarësi në Odën e Infermierëve

Nga 83 centë në 3.5 euro, ndryshon pagesa për anëtarësi në Odën e Infermierëve

10 raste të reja me HIV në muajt e fundit, 2 viktima e 2 në spital, rritet testimi vullnetar

10 raste të reja me HIV në muajt e fundit, 2 viktima e 2 në spital, rritet testimi vullnetar

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë

Trump i thotë Izraelit të mos e godasë Libanin: Jemi afër marrëveshjes me Iranin

Trump i thotë Izraelit të mos e godasë Libanin: Jemi afër marrëveshjes me Iranin

Policia e raporton si vetaksident rastin në autostradë, konfirmohet vdekja e gruas – burri po trajtohet në QKUK

Policia e raporton si vetaksident rastin në autostradë, konfirmohet vdekja e gruas – burri po trajtohet në QKUK

Vazhdon numërimi i votave me postë – KQZ: Vlerësimi i pakove të ardhura me fletëvotime përmbyllet sot

Vazhdon numërimi i votave me postë – KQZ: Vlerësimi i pakove të ardhura me fletëvotime përmbyllet sot

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks