Lahi Brahimaj: Ka edhe emra të tjerë në Vetëvendosje që mund t’i votojë AAK, por jo Haxhiun

Lahi Brahimaj: Ka edhe emra të tjerë në Vetëvendosje që mund t’i votojë AAK, por jo Haxhiun

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, i cili transmetohet në Periskop dhe T7, ka thënë se Vetëvendosje nuk po dëshiron t’i krijojë institucionet, sepse nuk i ka numrat, por as nuk po negocion për të gjetur një emër tjetër. Sipas tij, AAK-ja i ka propozuar dy […]

Sipas tij, AAK-ja i ka propozuar dy emra që mund t’i votojë, por mund të ketë edhe ndonjë emër tjetër brenda Vetëvendosjes që është i respektuar dhe mund t’i marrë 61 vota.

“Ne nuk po themi që na takon posti i Kryetarit të Kuvendit, por nëse u duhen votat, ata duhet të bisedojnë që t’i sigurojnë ato. Kryetari Haradinaj dhe ne kemi dhënë një opsion si emër kompromisi, duke propozuar dy gra të ndershme, meqenëse ata e kanë propozuar një grua. Ne kemi propozuar Shqipe Selimin dhe Saranda Bogujevcin për kryetare të Kuvendit. Për ne, figura kompromisi do të ishin këta dy emra. Megjithatë, nëse diskutohet, mund të jetë edhe ndonjë emër tjetër, por jo një grua e cila, nëse e shihni, për katër vjet nuk ka lënë gjë pa thënë kundër secilës figurë politike të opozitës,” ka thënë ai.

Brahimaj ka deklaruar se zvarritja që po bën Vetëvendosje është për shkak se, sapo të zgjedhin kryetarin e Kuvendit, nuk i kanë votat për Qeveri.

“Nuk janë të interesuar t’i sigurojnë numrat, shihet që nuk kanë provuar të bisedojnë me askënd. Në njërën nga seancat, mund të gaboj, vetë Albulena, që ishte kandidate, nuk ishte prezente për ta votuar veten. Do të thotë, në secilën seancë ka munguar ndonjë deputet i Vetëvendosjes. Sigurisht që ata e dinë që nuk i kanë numrat për Qeveri dhe po bëjnë një test me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Në fakt, në momentin që i sigurojnë 61 vota për kryetar Kuvendi, llogarisin se i kanë edhe për kryeministrin,” ka thënë deputeti i AAK-së. /Periskopi/

Të ngjashme
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it