Lajçak: Anëtarësimi në BE nxitja më e fortë pë zgjidhjen e çështjeve të hapura siç është Kosova me Serbinë

Lajçak: Anëtarësimi në BE nxitja më e fortë pë zgjidhjen e çështjeve të hapura siç është Kosova me Serbinë

Ndërmjetësuesi i BE-së, për dialogun, Miroslav Lajçak ka thënë sot se perspektiva e qartë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është nxitja më e fortë për zgjidhjen e çështjeve të hapura siç janë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. “Ne duhet të kapërcejmë frikën e zgjerimit. Ne kemi futur rregulla në BE dhe po e vështirësojmë fillimin […]

Ndërmjetësuesi i BE-së, për dialogun, Miroslav Lajçak ka thënë sot se perspektiva e qartë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është nxitja më e fortë për zgjidhjen e çështjeve të hapura siç janë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne duhet të kapërcejmë frikën e zgjerimit. Ne kemi futur rregulla në BE dhe po e vështirësojmë fillimin e procesit. Por duhet të gjejmë një ekuilibër midis nevojës gjeopolitike dhe përparimit të merituar. Procesi duhet të jetë i besueshëm dhe transparent, i cili nuk ishte rast më parë”, tha Lajçak.

Ai këto komente i dha nga Sllovenia, si pjesëmarrës i konferencës ”Ballkani Perëndimor në BE”.

Lajçak theksoi se të gjithë janë në një epokë të vështirë në të cilën mungojnë rregullat globale dhe arkitektura globale pas Luftës së Dytë Botërore nuk funksionon më.

Siç tha ai, mungesa e autoritetit global, i cili mund të ndalojë proceset negative, inkurajon “disa lojtarë” që t’i zgjidhin gjërat në mënyrë të njëanshme, duke mos respektuar rregullat.

“Kjo është një situatë e re për të gjithë ne. Agresioni rus kundër Ukrainës është situata më e dukshme dhe më tragjike”, tha Lajçak.

Ai vuri në dukje se nuk ka asnjë përpjekje për të përcaktuar rregulla të reja që do të ishin në përputhje me shekullin 21.

”Të gjithë ankohen, por nuk ka asnjë iniciativë reale për këtë”, shtoi Lajçak.

Sipas Lajçakut, zgjerimi tani shihet si një nevojë gjeopolitike që BE të jetë më e fortë dhe më elastike.

 

Të ngjashme
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it