Lajçak: Doja të dëgjoja nga Kurti se çka do të bëj tash me Veriun, Asociacioni të bëhet

Lajçak: Doja të dëgjoja nga Kurti se çka do të bëj tash me Veriun, Asociacioni të bëhet

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, tha se tani është koha për takime të nivelit të lartë midis Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që këto takime, të çojnë në një marrëveshje përfundimtare. Ky është momentum – tha Lajçak – dhe BE, nuk dëshiron ta humbas këtë momentum. […]

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, tha se tani është koha për takime të nivelit të lartë midis Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që këto takime, të çojnë në një marrëveshje përfundimtare. Ky është momentum – tha Lajçak – dhe BE, nuk dëshiron ta humbas këtë momentum.

“Duam ta shfrytëzojmë këtë momentum, po punojmë për një takim të nivelit të lartë që do të adresojë normalizimin dhe duam që ky takim të mbahet brenda javësh.

Unë mund të kthehem shpejt këtu, që të sigurohem se takimi do të ndodhë.

Nuk duam të humbim kohë,nuk duam të bëjmë presion por nuk duam të humbim kohë”, tha Lajçak, përcjell Periskopi.

Ai tha se në këtë takim, dëshironte të dëgjonte nga kryeministri Kurti, se si do të veprojë tutje me situatën në veri.

“Shfrytëzova takimin që të diskutoj me kryeministrin Kurti edhe gjendjen në veri pas tërheqjes së pjesëtarëve të komunitetit serb nga policia dhe juridiksioni kosovar dhe doja të dëgjoja nga ai se si do të veprojë tutje  dhe poashtu edhe përgatitjet për zgjedhjet lokale.

Prekëm edhe çështjen e energjisë, kemi një marrëveshje e cila nuk është implementuar ende. Kemi diskutuar edhe cështjen e personave të pagjetur”, tha Lajçak, përcjell Periskopi.

“Kemi një situatë normale që është pozitive dhe duam ta shfrytëzojmë këtë situatë për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kam diskutuar këtë cështje për kthimin e serbëve edhe me Vuciqin edhe me Kurtin, kemi një vakum serioz të sigurisë, nuk është cështje e mirë kjo, do të duhej të kthehej sa më parë normaliteti në atë pjesë, dhe kjo është ajo që doja ta dëgjoja nga të dyja palët.

Jemi të lumtur që do të ndihmojmë palët në kthimin e situatës normale. Lidhur me vazhdimin e dialogut, do të ketë takime brenda javësh. Momentumi është tani, por nuk do të jetë gjithmonë këtu, prandaj nuk duam ta anashkalojmë këtë momentum”, tha Lajçak.

Marrëveshja përfundimtare në mars? Lajçak: Nuk jam njeri i afateve

Zoti Lajçak u pyet edhe lidhur me atë se një marrëveshje për normalizim raportesh mes Kosovës dhe Serbisë, është përfolur të jetë afatizuar për në mars. Por ai tha, se nuk është njeri i afateve dhe do të ‘shohim se çka do të ndodhë në mars’.

“Sa i përket afateve, unë nuk jam njeri i afateve por do të shohim në mars se çka do të ndodhë. Cka është e rëndësishme tani, është se të dy palët, Kosova dhe Serbia janë pajtuar për takime dhe do të diskutojmë të gjitha pyetjet që kemi”, tha ai.

Ndërkaq sa i përket Asociacionit të komunave serbe, z.Lajçak, ripërsëriti qëndrimin e tij të njohur, se ‘është obligim që Kosova ka marrë përsipër në procesin e dialogut dhe se këtë obligim duhet ta zbatojë’.

“Një gjë është shumë e qartë, se në procesin e dialogut të dy palët kanë marrë përsipër obligime, disa nga ato janë implementuar e disa jo, por është e rëndësishme që të gjitha të implementohen, ndryshe dialogu nuk do të ishte i suksesshëm”, tha ai./Periskopi

 

Të ngjashme
Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Pas mbledhjes te Kryeministria, nis marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg

Pas mbledhjes te Kryeministria, nis marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg

IHMK: Java nis me reshje e stuhi lokale, nga e enjtja rikthehen temperaturat deri në 33 gradë

IHMK: Java nis me reshje e stuhi lokale, nga e enjtja rikthehen temperaturat deri në 33 gradë

Prokuroria Speciale paralajmëron aktakuzë për autorët e sulmit ndaj familjes Jashari

Prokuroria Speciale paralajmëron aktakuzë për autorët e sulmit ndaj familjes Jashari

Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Petritsch: Kosova po e teston durimin e BE-së

Petritsch: Kosova po e teston durimin e BE-së

Negociatat SHBA-Iran janë bllokuar, por ende s’kanë përfunduar, i thotë CNN-it një burim iranian

Negociatat SHBA-Iran janë bllokuar, por ende s’kanë përfunduar, i thotë CNN-it një burim iranian

Nis protesta e 22-të në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Nis protesta e 22-të në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Ministri i Brendshëm porosit protestuesit nga Kosova në Tiranë: Mos harroni, Rama kerkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit

Ministri i Brendshëm porosit protestuesit nga Kosova në Tiranë: Mos harroni, Rama kerkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit

Spanja e deklason Arabinë Saudite për fitoren e parë në këtë Botëror

Spanja e deklason Arabinë Saudite për fitoren e parë në këtë Botëror

Zyrtare: UEFA e konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Izrael – Kosovë

Zyrtare: UEFA e konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Izrael – Kosovë

Behgjet Pacolli: Nesër rifillojnë punimet në Aeroportin e Vlorës, po rikthehet ligjshmëria

Behgjet Pacolli: Nesër rifillojnë punimet në Aeroportin e Vlorës, po rikthehet ligjshmëria