Lajçak flet me Kurtin për propozimin franko-gjerman: Kosova e Serbia ta përcaktojnë epilogun e dialogut

Lajçak flet me Kurtin për propozimin franko-gjerman: Kosova e Serbia ta përcaktojnë epilogun e dialogut

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se janë dy vendet që duhet ta përcaktojnë marrëveshjen finale e se kjo nuk varet nga ndërmjetësuesit. Pas shtimit të diskutimeve se marrëveshja finale mund të mos përfshijë njohjen reciproke, Lajçaku i pyetur nga gazetarët pas takimit me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë, ka […]

Pas shtimit të diskutimeve se marrëveshja finale mund të mos përfshijë njohjen reciproke, Lajçaku i pyetur nga gazetarët pas takimit me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë, ka thënë se marrëveshjen finale duhet që ta përcaktojnë Kosova dhe Serbia.

“Kjo s’varet nga unë, që të vendos në emër tuaj. Për këtë është dialogu”, ka thënë Lajçak.

Ai ka pranuar se ndër diskutimet që ka pasur me Kurtin ishte edhe propozimi franko-gjerman. Megjithatë ka refuzuar të japë detaje.

Lajçaku e ka quajtur konstruktiv takimin me Kurtin. Ka thënë se po avancohet në diskutimin mes tyre. Ai megjithatë, ka refuzuar të komentojë për vendimin e Qeverisë që më 31 tetor të përfundojë afati për kthimin e targave nga ilegale në RKS. Ka thënë se ky vendim i takon Qeverisë së Kosovës.

Emisari Lajçak ka deklaruar se BE-ja ka synim që të shmanget çdo lloj tensioni.

Për draftet që po qarkullojnë në media për Asociacionin, ai ka thënë se s’ka qenë i njoftuar më herët për to. Ka shtuar se drafti s’është kërkuar nga BE-ja dhe se Bashkimi Evropian e sheh vetëm si “një nga shumë letrat që prodhohen”. “Është diçka krejt e ndarë nga procesi ynë”, ka thënë ai.

Të ngjashme
Çfarë dihet deri tani? Viktima në fluturimin Zvicër–Kosovë dyshohet të jetë 34-vjeçar

Çfarë dihet deri tani? Viktima në fluturimin Zvicër–Kosovë dyshohet të jetë 34-vjeçar

LVV distancohet nga Xhevrie Ademi që e ofendoi Rifat Jasharin: Nuk përfaqëson qëndrimet tona

LVV distancohet nga Xhevrie Ademi që e ofendoi Rifat Jasharin: Nuk përfaqëson qëndrimet tona

Mosrishikimi i buxhetit: Katër ministri pa para deri në Kuvendin e ri

Mosrishikimi i buxhetit: Katër ministri pa para deri në Kuvendin e ri

Vdes një person në aeroplan, i cili po fluturonte nga Zvicra në Kosovë

Vdes një person në aeroplan, i cili po fluturonte nga Zvicra në Kosovë

Nga 83 centë në 3.5 euro, ndryshon pagesa për anëtarësi në Odën e Infermierëve

Nga 83 centë në 3.5 euro, ndryshon pagesa për anëtarësi në Odën e Infermierëve

10 raste të reja me HIV në muajt e fundit, 2 viktima e 2 në spital, rritet testimi vullnetar

10 raste të reja me HIV në muajt e fundit, 2 viktima e 2 në spital, rritet testimi vullnetar

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë