Lajçak: Javën e ardhshme takim i ri Kosovë-Serbi në Bruksel për çështjen e dinarit

Lajçak: Javën e ardhshme takim i ri Kosovë-Serbi në Bruksel për çështjen e dinarit

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka njoftuar sot se javën e ardhshme do të mbahet një takim i ri në Bruksel, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku do të trajtohet çështja e përdorimit të dinarit në Kosovë. Gjatë forumit “BE takon Ballkanin” në […]

Gjatë forumit “BE takon Ballkanin” në Sofje, Lajçak bëri thirrje për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa kur është fjala për ndalimin e përdorimit të dinarëve në Kosovë, tha se gjatë takimit të kaluar në nivel të negociatorët kryesorë të Kosovës dhe Serbisë më 4 prill, ai prezantoi idetë e tij në Bruksel, të cilat u pranuan nga të dyja palët.

“Pra, ne do të takohemi javën e ardhshme dhe shpresojmë të finalizojmë marrëveshjen bazuar në idetë e paraqitura nga BE,” tha Lajçak në mbledhje.

Ai përkujtoi se në pesë javët e fundit janë mbajtur katër takime të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, ku është diskutuar për çështjen e përdorimit të dinarit.

“Do të ketë një takim tjetër javën e ardhshme. Ne u gjendëm edhe një herë në një situatë ku duhet të merremi me pasojat e vendimit dhe të mos diskutojmë para se të marrim vendimin,” tha Lajçak.

Ai gjithashtu vlerësoi se diskutimet ishin konstruktive.

“Të dyja palët po vijnë dhe atmosfera është më konstruktive se zakonisht. Unë do të thoja se ka përpjekje për të gjetur një zgjidhje,” vlerësoi Lajçak.

Ai shtoi se beson se nga të gjitha proceset në Ballkanin Perëndimor, normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është procesi më strategjik sepse, siç tha ai, prek të gjithë rajonin.

Të ngjashme
Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë