Lajmërohet Hysamedin Feraj: Që nga shkurti, jam këshilltar i Kurtit

Lajmërohet Hysamedin Feraj: Që nga shkurti, jam këshilltar i Kurtit

Hysamedin Feraj ka  thënë se është këshilltar i Kryeministrit, Albin Kurti.

Feraj në një lidhje të drejtpërdrejt për Prime Time nga Tirana ka thënë se këtë pozitë e mbanë që nga muaji shkurt.

“Në VV nuk kam ndonjë pozicion, vazhdoj të jem anëtar në Këshillin Drejtues, por jo në kryesi. Ndërsa në Qeveri, që nga shkurti jam këshilltar dhe punoj në Sekretariatin për Marrëdhënie Ndërqeveritare”, ka thënë ai.

Feraj, i ka quajtur perverse pyetjet e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj në një intervistë të dhënë së fundmi, lidhur me vuajtjet e shqiptarëve në burgjet serbe.

Feraj tha  se deklarëtën e fundit ndaj Haradinajt, e bëri pikërisht për të sjell në pahë siç thotë ai “perversitetin e Haradinajt”.

“Ai ka dhënë shembuj njerëzish që janë vrarë. Dhe unë kam dhënë shembull se si vëllëzërit e Ramushit janë vrarë e ai jo. Unë i kam dhënë përgjigje Ramushit për pyetjen që ai është duke bërë. Haradinaj akuzon njerëzit pse janë gjallë, pse nuk kanë vdekur. Kjo është perverse. Unë e bëra këtë pyetje për të sjell në pahë perversitetin e Ramush Haradinajt. Të gjitha historitë unë i kam parasysh”, tha Feraj.

Ai ka pyetur nëse Haradinaj di se sa vuajtje ka përjetuar Kurti në burgjet e Sebrisë.

“Nëse Haradinaj e ka bërë atë pyetje dhe askush nuk është zemëruar sepse e bën Haradinaj, atëherë askush nuk është i legjitimuar që të kundërshtoj. A i di Haradinaj vuajtjet e Albin Kurtit nëpër burgje?“Skam asnjë dyshim për vrasjen e vëllëzërve të Ramushit. S’kam dyshime as për luftën e Ramushit, por kjo se legjitimon t’i akuzojë të tjerët pse janë gjallë”, shtoi më tej ai.

Vorbull reagimesh e në pjesën dërmuese, sharje por edhe përkrahje ndaj tij, ka nxitur një deklarim i Hysamedin Ferajt, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe këshilltar i Kryeministrit Kurti për mbikëqyrjen e marrëveshjeve Kosovë-Shqipëri.

Feraj që është profesor dhe filozof, ka deklaruar se: “Opozita në Kosovë vazhdoi mbrojtjen e Serbisë si engjëlli i paqes në Ballkan, kundër  prishjes së imazhit të saj nga djalli Albin që po e paraqet si rrezik për paqen!”.

Por reagime më të mëdha, ka nxitur fjalia e tij e dytë e cila ngreh pikëpyetje se përse janë vrarë vëllëzërit e Ramush Haradinajt e jo vetë Harradinaj (Ramushi v.j).

Kjo deklaratë e tij ka irrituar jo pak komentuesit në llogarinë e tij në Fecebook.

“Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftës, por vëllezërit e tij, dhe pse mbas lufte Vuçiqi e dërgoi natën e me urgjencë Listën Serbe që ta bëjë Ramushin kryeministër!”, shkroi ndër të tjer Ferzaj, duke folur në kontekst të grevës në arsim që vazhdon në Kosovë.

“ SBASHK-u vazhdon të na “afrojë” me SHBA-në duke e afruar emrin “sindikatë” me kuptimin që ka në Amerikë!”.

Sipas Ferajt, tani për tani: “lëvizja “sindikaliste” në Kosovë po kërkon dhe po merr mbështetje nga e ashtuquajtura “e djathtë” e Kosovës!”.

Një prej tyre që ka reaguar është edhe ish deputeti Daut Haradinaj, një nga vëllezërit e Ramush Haradinaj, i cili ka publikuar edhe një fotografi i shoqëruar nga ish-komandanti i Batalionit Gardist të Dukagjinit, Avdyl Mushkolaj e ku në prapavijë shihen të gdhendura figurat e vëllezërve të tij të vrarë, Shkëlzeni, Luani e Enveri.

“Të fala nga ne të gjallët!”, ka shkruar Daut Haradinaj.

Ramush Haradinaj në shumë deklarata kishte sqaruar edhe rrethanat e vrasjes së vëllezërve të tij gjatë periudhës së luftës.

Duhet të kujtojmë se z. Feraj është këshilltar i Kryeministrit Kurti për mbikëqyrjen e marrëveshjeve Kosovë-Shqipëri. /Periskopi/

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Abdixhiku: Derisa po flasim, dikush në VV është duke nënshkruar një tender sekret

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka akuzuar sërish qeverinë për tenderët njëburimor.…

Roja i sigurimit të Dua Lipës reagon ‘egërsisht’ ndaj një fanse

Sigurimi i artistës shqiptare me famë botërore Dua Lipa, ka bërë një ‘goditje’ ndaj një…

Broja pritet të largohet përfundimisht nga Chelsea

Vazhdon të flitet vazhdimisht e ardhmja e Armando Brojës. Sipas “Football Insider”, Broja mund të…

Bajrami pasi dështoi themelimi i komisionit: Nga VV thanë “në zgjedhje shkojmë, me u hetu s’pranojmë’

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas dështimit të miratimit të komisionit hetimor parlamentar…

S’ka kuorum, dështon miratimi i komisionit hetimor për tenderët njëburimorë

Në mungesë kuorumi, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë themelimin e komisionit hetimor parlamentar…

Mimoza Kusari: Vetëvendosje nuk i ka sot emrat për themelimin e komisionit hetimore për tenderët njëburimor

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë…