LAJMI I FUNDIT- Komisioni për buxhet e përfshin buxhetin e Prishtinës në projektligj

LAJMI I FUNDIT- Komisioni për buxhet e përfshin buxhetin e Prishtinës në projektligj

Komisioni për Buxhet e ka aprovuar kërkesën e Komunës së Prishtinës që buxheti i aprovuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës të përfshihet në buxhetin për vitin 2026. Në mbledhjen e Komisionit, në të cilën po shqyrtohet projektligji për buxhetin e këtij viti, që të premten pritet të shqyrtohet në lexim të dytë në Kuvend, ministri […]

Në mbledhjen e Komisionit, në të cilën po shqyrtohet projektligji për buxhetin e këtij viti, që të premten pritet të shqyrtohet në lexim të dytë në Kuvend, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se deri më tani buxhetin e kanë përmbyllur Komuna e Prishtinës dhe Shtimes dhe rekomandimi është që të përfshihen si amandamente.

“Dje e kam marrë buxhetin e Prishtinës, e jo ashtu siç flitej”, ka thënë Murati.

“Rekomandimi është që Komisioni t’i shtojë te pjesa tabelare ashtu siç janë dorëzuar dhe të përfshihet”, ka shtuar ai.

Sipas tij, Komuna e Zubin-Potokut nuk e ka dorëzuar buxhetin ashtu siç kërkohet dhe se për këtë nuk mund të përshihet.

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar të sqarohet se cili amandament po votohet, ai i deputetit të LDK-së Besian Mustafa, kërkesa e Komunës së Prishtinës, apo amandament tjetër nga Komisioni.
Një sqarim të njëjtë e kërkoi edhe deputeti Besian Mustafa, i cili tha se qëllimi është që buxheti i Prishtinës të përshihet në tabelat e ligjit buxheti për 2026.

Deputetja e Listës Serbe, Verica Ceraniq tha se po lihen anash komunat me shumicë serbe.

Por, Murati ka thënë se kjo nuk është e vërtetë dhe se mospërfshirja e buxhetit të Zubin-Potokut është çështje tjetër, për shkak se Komuna e ka aprovuar me vonesë buxhetin.

Edhe nga zyrtarët e Ministrisë u tha se në momentin që e dorëzojnë do të përshihet në buxhet.

Me 10 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni për buxhet vendosi që Buxheti i miratuar nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës të përfshihet në buxhet.

Njësoj u votua edhe për buxhetin e miratuar nga Kuvendi Komunal i Shtimes, raporton Koha, transmeton Periskopi.

Të ngjashme
Syla për 'Lule Gjelin': E kam pasë në mahall para luftës, iku jashtë e po i terrorizon figurat publike

Syla për 'Lule Gjelin': E kam pasë në mahall para luftës, iku jashtë e po i terrorizon figurat publike

Zjari jashtë kontrollit: Gati 200 mijë persona në Francë, e 60 mijë në Spanjë detyrohen të largohen nga disa rajone

Zjari jashtë kontrollit: Gati 200 mijë persona në Francë, e 60 mijë në Spanjë detyrohen të largohen nga disa rajone

Anthony Joshua kundër Kristian Prenga – gjithçka që duhet të dini për superduelin në Arabinë Saudite

Anthony Joshua kundër Kristian Prenga – gjithçka që duhet të dini për superduelin në Arabinë Saudite

Merrte paratë e qytetarëve dhe nuk u riparonte veturat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë

Merrte paratë e qytetarëve dhe nuk u riparonte veturat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë

Ndalohet nga policia serbe një i ri nga Kosova në Horgosh

Ndalohet nga policia serbe një i ri nga Kosova në Horgosh

Ish-praktikante në NATO, arrestohet një shtetase kanadeze në Belgjikë nën dyshimin për spiunazh

Ish-praktikante në NATO, arrestohet një shtetase kanadeze në Belgjikë nën dyshimin për spiunazh

Festivali ‘Sunny Hill’ drejt “sold out”, 90 për qind e biletave tashmë janë shitur

Festivali ‘Sunny Hill’ drejt “sold out”, 90 për qind e biletave tashmë janë shitur

Shtetasi kosovar i kërkuar nga Interpol ekstradohet nga Kroacia në Kosovë

Shtetasi kosovar i kërkuar nga Interpol ekstradohet nga Kroacia në Kosovë

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Britani

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Britani

Trump thotë se nuk mendon se “ka ardhur ende koha” për një marrëveshje me Iranin

Trump thotë se nuk mendon se “ka ardhur ende koha” për një marrëveshje me Iranin

Rita Ora emocionohet në Vjenë: Vij nga një vend i dalë nga lufta, s’është lehtë t’i realizojmë ëndrrat

Rita Ora emocionohet në Vjenë: Vij nga një vend i dalë nga lufta, s’është lehtë t’i realizojmë ëndrrat

Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj profilit të rremë "Lule Gjeli"

Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj profilit të rremë "Lule Gjeli"

Dy gra nga Serbia hynë ilegalisht në Kosovë nëpër rrugë dytësore, dërgohen në procedurë të shpejtë para gjykatës

Dy gra nga Serbia hynë ilegalisht në Kosovë nëpër rrugë dytësore, dërgohen në procedurë të shpejtë para gjykatës