LAJMI I FUNDIT: LDK-ja propozon qeveri të transicionit deri në zgjedhjen e Presidentit

LAJMI I FUNDIT: LDK-ja propozon qeveri të transicionit deri në zgjedhjen e Presidentit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku i është përgjigjur letrës së liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, raporton Periskopi. Abdixhiku në një konferencë për media ka deklaruar se për të dal nga kriza ose ngërçi politik, propozon disa opsione. Abdixhiku thotë se LDK ka propozuar qeveri të tranzicionit. “Zgjidhjen nga kjo bllokadë LDK […]

Abdixhiku në një konferencë për media ka deklaruar se për të dal nga kriza ose ngërçi politik, propozon disa opsione.

Abdixhiku thotë se LDK ka propozuar qeveri të tranzicionit.

“Zgjidhjen nga kjo bllokadë LDK e konsideron të domosdoshme.” LDK-ja propozon nisjen e procesit konsultativ me qëllimin e qeverisë nacionale të tranzicionit me afat të caktuar deri në zgjedhjen e Presidentit të ri.”

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës është në një bllokadë, pasi partia në pushtet nuk i ka numrat për emrin e Albulena Haxhiut si kandidate për kryetare të Kuvendit.

Të hënën ishte përpjekja e 11-të për konstituimin e Kuvendit, por edhe kësaj radhe pa sukses.

Pas kësaj seance është bërë publike një letër e dërguar nga kryetari i VV’së, Albin Kurti drejt kreut të LDK’së, Lumir Abdixhiku. Letër kjo e cila ngjasonte si lutje e fituesit të zgjedhjeve për koalicion me LDK’në e Abdixhikut.

Përndryshe, kjo është letra e tretë që Kurti i dërgon Lumir Abdixhikut, pasi ky i fundit refuzoi të takohej me të.

Letra e tretë, sic tha edhe nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Hazir, “ishte më eksplicite” për nga përmbajtja, kjo pasi Kurti kësaj radhe i theksoi ‘dëshirën’ e tij për një koalicion me LDK’në.

Kujtojmë se një histori të hidhur ka Lidhja Demokratike edhe në vitin 2020 me Vetëvendosjen, ku koalicioni mes këtyre dy partive nuk zgjati më shumë se 51 ditë.

Ndryshe, partia fituese e zgjedhjeve me 48 deputetë po akuzon ish-opozitën për bllokim të Kuvendit, teksa këta të fundit kritikojnë insistimin e Kurtit në një kandidate si Albulena Haxhiu që sipas tyre është jounifikuese.
/Periskopi/

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve