Lajmi i rremë në RTK që implikoi AKI`në, Musliu: Ose Petrit Ajeti ose Rilind Gërvalla duhet të përgjigjen për deklarimet e tyre

Lajmi i rremë në RTK që implikoi AKI`në, Musliu: Ose Petrit Ajeti ose Rilind Gërvalla duhet të përgjigjen për deklarimet e tyre

Kryetarja e Komisionit për Mbikqyrjes e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Ganimete Musliu ka reaguar sërish për lajmin e rremë ndaj Periskopit dhe Nacionales. E shkak për këtë është bërë deklarimi i drejtorit të RTK`së Rilind Gërvalla, i cili për lajmin shpifës dhe të rremë ka cituar një zyrtar të AKI`së. Musliu ka thënë se […]

E shkak për këtë është bërë deklarimi i drejtorit të RTK`së Rilind Gërvalla, i cili për lajmin shpifës dhe të rremë ka cituar një zyrtar të AKI`së.

Musliu ka thënë se për këtë do të kërkoj ndëshkim dhe masa ndaj zyrarit të AKI`së por edhe vetë drejtorit.

“Tani, ai që merr guxim të deklarojë të pavërteta do të bartë përgjegjësinë e plotë. Do të ndjekë me vëmendje të gjitha zhvillimet dhe do të analizoj faktet e ofruara, dhe nëse deklaratat e Rilind Gërvallës rezultojnë të vërteta, do të kërkoj nga AKI të marrë masat e duhura për sjelljen e zyrtarëve të sigurisë dhe për drejtorin Petrit Ajeti”, ka shkruar ajo ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Rasti i raportimit të RTK-së me të cilin difamohen dy media të tjera në Kosovë, që në fillim pati përmasa skandaloze dhe me të njëjtat përmasa po vazhdon dhe po shkon duke u thelluar edhe më shumë. Në raportimet e sotme të Nacionales, të cilat jam duke i përcjellë me shumë vemëndje, del sheshit që kemi të bëjmë me një skandal që implikon edhe institucionin e AKI-së dhe kjo çështje duhet të sqarohet përfundimisht.
Në raportimin e fundit para Komisionit Parlamentar për mbikqyrjen e AKI-së, Drejtori Petrit Ajeti e mohoi kategorikisht përfshirjen e zyrtarëve të AKI-së në këtë skandal.
Procesverbali i Bordit të RTK-së, konkretisht Rilind Gervalla pretendon të kundërtën.
Tani, ai që merr guxim të deklarojë të pavërteta do të bartë përgjegjësinë e plotë. Do të ndjekë me vëmendje të gjitha zhvillimet dhe do të analizoj faktet e ofruara, dhe nëse deklaratat e Rilind Gërvallës rezultojnë të vërteta, do të kërkoj nga AKI të marrë masat e duhura për sjelljen e zyrtarëve të sigurisë dhe për drejtorin Petrit Ajeti.
Në të kundërtën Rilind Gërvalla duhet të përgjigjet për deklarimet e tij.
E inkurajoj Nacionalen dhe të gjitha mediat e Kosovës që të angazhohen për mbrojtjen e medias, demokracisë dhe interesit kombëtar. Është koha për llogaridhënie.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik