Lammy: Duam normalizim të qëndrueshëm mes Kosovës e Serbisë

Sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, në një konferencë për media pas takimit me Osmanin ka thënë se vendi i tij dëshiron të ketë një normalizim të qëndrueshëm mes Kosovës dhe Serbisë. Lammy tha se shpreson që qeveria e ardhshme e Kosovës të ketë angazhim në dialog. Ai po ashtu ka thënë […]
Lammy tha se shpreson që qeveria e ardhshme e Kosovës të ketë angazhim në dialog.
Ai po ashtu ka thënë se është me rëndësi që të shihet përparimi i Kosovës në udhëtimin euroatlantik.
“Janë disa gjëra që duam t’i shohim. Normalizim të qëndrueshëm mes Kosovës dhe Serbisë. Britania padyshim është kontribuuese e madhe në KFOR. E kam vizituar KFOR-in herën e fundit që isha këtu dhe do ta vizitojë prapë…Shpresoj që qeveria e ardhshme i adreson nevojat e gjithë qytetarëve, përfshirë progresin në integrimin e serbëve në Kosovë dhe angazhimin e fuqishëm në dialogun e udhëhequr nga BE-ja”, ka thënë Lammy, përcjell Periskopi.
“Me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar shpresojmë që të mund të anëtarësoheni në Këshillin e Evropës”, tha Lammy.
Ai ka folur edhe për Procesin e Berlinit të cilën Britania e Madhe do ta udhëheqë këtë vit.
“Është i rëndësishëm për t’i rritur lidhjet mes këtij rajoni dhe pjesës tjetër të Evropës”, tha Lammy.












