Latifi ka dy fjalë për Jahjagën: S’shkon edhe joshje fizike të burrave, edhe luftë për barazi të grave

Latifi ka dy fjalë për Jahjagën: S’shkon edhe joshje fizike të burrave, edhe luftë për barazi të grave

Filozofi i njohur kosovar, Blerim Latifi, ka bërë një postim mjaft domethënës në profilin e tij në Facebook duke u marrë kësaj here me Atifete Jahjagën – ish presidenten e Kosovës.  Latifi kësaj here ka trajtuar konkretisht “dukjen e saj” e për të cilën thotë se ka ndryshuar në ato përmara “saqë është vështirë të […]

Latifi kësaj here ka trajtuar konkretisht “dukjen e saj” e për të cilën thotë se ka ndryshuar në ato përmara “saqë është vështirë të njihet Atifetja e dikurshme tek Atifetja e sotme.”

“Kirurgjia estetike e grave është pasojë e një shoqërie maskiliste në të cilën gratë për të avancuar në jetën publike duhet të përdorin strategjitë e joshjes fizike. Me fjalë të tjera: kirurgjia estetike e grave është një biznes që reflekton nënshtrimin e tyre ndaj burrave në shoqëri.” – ka shkruar Latifi, përcjell Periskopi.

Madje, Latifi ka përmendur edhe një libër nga një mendimtare feministe e quajtur Naomi Wolf, duke çuar përpara mesazhin se agjenda e barazisë gjinore çohet përpara me luftë politike për t’i ndryshuar ligjet e shtetit dhe normat e saj sociale.

Statusi i plotë: 

Do t’i them disa fjalë për Atifete Jahjagën, ish presidentën e Kosovës. E shohim shpesh në ngjarje të ndryshme publike duke folur si një avokuese për të drejtat e grave dhe për barazinë gjinore. Kohëve të fundit e kemi parë edhe një gjë të tjetër tek ajo: ndërhyrjet kirurgjike për të ndryshuar dukjen e fytyrës së saj. Aq të mëdha janë këto ndërhyrje, saqë është vështirë të njihet Atifetja e dikurshme tek Atifetja e sotme. Për të mos u keqkuptuar, që në fillim, dua të theksoj një gjë : Atifete Jahjaga ka të drejtën e saj absolute të bëj çfarë të dojë me trupin dhe fytyrën e saj dhe në këtë pikëpamje është kundër etikës liberale që ta gjykojmë në ka bërë mirë apo keq.

Problemi është tjetër kund: ndërhyrjet kirurgjike për të zbukuruar fytyrën bijnë në kundërshtim me misionin e avokatisë së barazisë gjinore dhe emancipimit të grave, në përgjithësi. Pse? Sepse, kirurgjia estetike e grave është pasojë e një shoqërie maskiliste ku femrat vlerësohen për dukjen e tyre, e jo për personalitetin dhe profesionalizmin e tyre. Kirurgjia estetike e grave është pasojë e një shoqërie maskiliste në të cilën gratë për të avancuar në jetën publike duhet të përdorin strategjitë e joshjes fizike. Me fjalë të tjera: kirurgjia estetike e grave është një biznes që reflekton nënshtrimin e tyre ndaj burrave në shoqëri. Pra, nuk mund të shkosh paradite tek kirurgu për ta bërë më të bukur fytyrën dhe pasdite të bësh thirrje për barazinë gjinore dhe emancipimin e grave. Këto dy gjëra janë në kundërshtim me njëra tjetrën. Naomi Wolf, njëra nga mendimtaret më të rëndësishme të feminizmit e shpjegon shumë mirë këtë në librin e saj  “Miti i Bukurisë: Si Përdoren Imazhet e Bukurisë Kundër Grave”. Barazia gjinore nuk arrihet me kirurgji estetike të fytyrës, por me luftë politike për t’i ndryshuar ligjet e shtetit dhe normat sociale që reflektojnë mentalitetet patriarkale dhe maskiliste.

Të ngjashme
Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës