LDK formon 6 departamente, këto janë të gjitha vendimet e mbledhjes së Kryesisë

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në të cilën u morën disa vendime. Sipas komunikatës për media të lëshuar nga LDK, Kryesia e kësaj partie aprovoi formimin e gjashtë Departamenteve, transmeton Periskopi. Komunikata e plotë: Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, me shumicë votash u morën […]
Sipas komunikatës për media të lëshuar nga LDK, Kryesia e kësaj partie aprovoi formimin e gjashtë Departamenteve, transmeton Periskopi.
Komunikata e plotë:
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, me shumicë votash u morën disa vendime në lidhje me organizimin e brendshëm si në vijim:
1. Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në përputhje me Platformën për reforma dhe riorganizim, të paraqitur nga kryetari dhe të miratuar nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, mori vendim që të krijojë ekipet të cilat do ta bëjnë vlerësimin e gjendjes aktuale në Degët e LDK-së. Këto ekipe do të propozojnë mënyrat që do të ndiqen në procesin e reformimit të thellë të Degëve.
Procesi i reformimit synon të riorgnizojë Degët dhe t’i hapë ato ndaj individëve me kredibilitet dhe të rinjve që besojnë në vlerat tona të përbashkëta. Po ashtu, ekipet e Kryesisë do të ndihmojnë Degët në përgatitjet për zgjedhjet lokale.
2. U aprovua propozimi i kryetarit për strukturën e re organizative:
Riorganizohet Zyra për medie dhe Qendra për Informim e Kosovës – QIK;
Në kuadër të Fondacionit “Ibrahim Rugova” themelohet Shkolla Politike;
3. Kryesia e Lidhjes Demokratike, aprovoi formimin e gjashtë Departamenteve si në vijim:
Departamenti i Politikës së Jashtme;
Departamenti i Rendit, Ligjit dhe Sigurisë;
Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit;
Departamenti i Arsimit, Kulturës dhe Sportit;
Departamenti i Shëndetësisë;
Departamenti i Rinisë;
Departamenti i Avancimit Shoqëror.
Këto departamente do të përgatisin dhe hartojnë qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe alternativën opozitare ndaj pushtetit.











