LDK kundër protestave të Vetëvendosjes: Nuk i bëhemi bisht askujt

LDK kundër protestave të Vetëvendosjes: Nuk i bëhemi bisht askujt

Zyrtarë dhe deputetë të partisë më të madhe opozitare në vend – Lidhjes Demokratike e Kosovës, kanë qëndrime të kundërta edhe për çështjen e protestave masive të paralajmëruara nga Lëvizja Vetëvendosje për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të reja. Përderisa, nënkryetari i kësaj partie, Agim […]

Zyrtari për media i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, në një deklaratë dhënë Periskopit ka konfirmuar qëndrimin e nënkryetarit të kësaj partie, Agim Veliu, se nuk do t’i bashkohen protestave masive, të paralajmëruara nga Lëvizja Vetëvendosje për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Mustafa ka thënë se qëndrimi i Veliut, është qëndrim zyrtar i partisë.

Derisa është pyetur për deputeten Osmani, Mustafa sërish ka përsëritur qëndrimin e mëhershëm se Veliu si nënkryetar është kompetent të jap qëndrimin e partisë për këtë çështje.

E, nënkryetari i kësaj partie, njëherësh kryetar i Komunës së Podujevës, Agim Veliu në një deklaratë të dhënë për media pak më parë ka thënë se LDK nuk do t’ju bashkohet protestave të Vetëvendosjes.

“Jo nuk i bashkohemi protestave të tyre, se nuk i bëhemi bisht askujt. Ne e kërkojmë rrëzimin e Qeverisë po jo me këto metoda, këto metoda nuk janë të pranueshme”, ka thënë Veliu, i cili nuk sqaroi tutje se çfarë metodash do të përdorë partia e tij për rrëzimin e kësaj Qeverie.

“E kemi pas idenë, po Vetëvendosja u nda me shokët e tyre, po i përkrahin Qeverinë kur po kanë nevojë dhe momentalisht nuk ka vota të mjaftueshme”, përfundoi Veliu.

Ndërsa, sa i përket protestave të paralajmëruara nga Vetëvendosje, deputetja Vjosa Osmani, tha se partia e saj nuk do protesta të dhunshme, por paqësore.

“LDK është partia e parë që ka protestuar që nga koha kur kundërshtonte regjimin e Millosheviqit. Ne jemi pro organizimeve në masë. Por assesi nuk jemi për protesta të dhunshme me gaz lotsjellës e mjete të tjera”, ka thënë Osmani në T7.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në një konferencë të mbajtur për media gjatë ditës së djeshme paralajmëroi protestë masive kundër kësaj Qeverie dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të reja.

Protestave, do t’ju paraprijnë tubimet me qytetarë në komuna të ndryshme, të cilat kanë nisur sot nga VV në Vushtrri./PERISKOPI

Të ngjashme
Zbulohet vendi ku do të ndodhë ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Zbulohet vendi ku do të ndodhë ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Afër 80% e votave me postë të numëruara, këto janë rezultatet

Afër 80% e votave me postë të numëruara, këto janë rezultatet

Trump: Nëse s’do të ishte SHBA, me mua në krye, Izraeli do të ishte fshirë nga faqja e dheut

Trump: Nëse s’do të ishte SHBA, me mua në krye, Izraeli do të ishte fshirë nga faqja e dheut

Zelensky tregon se udhëheqësit e G7 diskutuan sanksione shtesë ndaj Rusisë

Zelensky tregon se udhëheqësit e G7 diskutuan sanksione shtesë ndaj Rusisë

DOSJA E PLOTË: Tokat e Zvërnecit dhe lidhjet e Artur Shehut me narkotrafikantët më të njohur në Shqipëri

DOSJA E PLOTË: Tokat e Zvërnecit dhe lidhjet e Artur Shehut me narkotrafikantët më të njohur në Shqipëri

Protestat në Shqipëri, Rama nuk e mendon dorëheqjen: Ndoshta kur të futemi në BE

Protestat në Shqipëri, Rama nuk e mendon dorëheqjen: Ndoshta kur të futemi në BE

Zyrtari i VAR-it mohon gjestin kontrovers

Zyrtari i VAR-it mohon gjestin kontrovers

Gjykata cakton nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata cakton nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Euro dobësohet në tregun shqiptar, Banka e Shqipërisë njofton se 1 euro këmbehet me 94.89 lekë aktualisht

Euro dobësohet në tregun shqiptar, Banka e Shqipërisë njofton se 1 euro këmbehet me 94.89 lekë aktualisht

Qeveria s’ua pagoi 2 milionë e 869 mijë euro ushtarëve për orët shtesë veç gjatë 2025-ës

Qeveria s’ua pagoi 2 milionë e 869 mijë euro ushtarëve për orët shtesë veç gjatë 2025-ës

Kosova t’i bashkohet projektit rajonal të LNG sa s'është vonë, mbështesim edhe gazifikimin e qymyrit – zyrtari amerikan

Kosova t’i bashkohet projektit rajonal të LNG sa s'është vonë, mbështesim edhe gazifikimin e qymyrit – zyrtari amerikan

Vushtrri: Arrestohen katër persona, dyshohet për tentim vjedhje të rëndë, policia jep detaje

Vushtrri: Arrestohen katër persona, dyshohet për tentim vjedhje të rëndë, policia jep detaje

Hasani thotë “së pari Presidenti”, Kushtetuesja tha se zgjedhja e shefit të shtetit duhet të nisë me t’u konstituuar Kuvendi

Hasani thotë “së pari Presidenti”, Kushtetuesja tha se zgjedhja e shefit të shtetit duhet të nisë me t’u konstituuar Kuvendi