LDK – Qeverisë: Pranoje planin tonë, shpëto qytetarët nga katastrofa energjetike

LDK – Qeverisë: Pranoje planin tonë, shpëto qytetarët nga katastrofa energjetike

Lidhja Demokratike e Kosovës sërish i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta pranoj planin e këtij subjekti politik për çështjen e energjisë elektrike. Përmes një njoftimi për media, ata kanë thënë se plani i tyre 10 pikësh do t`i shpëtonte qytetarët e Kosovës nga katastrofa energjetike. LDK thotë se si pasojë e keqmenaxhimit […]

Përmes një njoftimi për media, ata kanë thënë se plani i tyre 10 pikësh do t`i shpëtonte qytetarët e Kosovës nga katastrofa energjetike.

LDK thotë se si pasojë e keqmenaxhimit të qeverisë, blloqet e termocentraleve po bien cdo ditë.

Thirrja e plotë:

Kriza energjetike në vend po shkon duke u thelluar, ndërsa ne si LDK do të vazhdojmë pareshtur t’i bëjmë thirrje Qeverisë që të pranoj planin dhjetëpikësh, të cilin e vlerësojmë shpëtues për qytetarët.

Si pasojë e keqmenaxhimit të Qeverisë po bien edhe blloqet e KEK-ut në mënyrë të vazhdueshme, me ç’rast po bie edhe mirëqenia e qytetarëve deri në limitet e mbijetesës. Ende pa u rregulluar Blloku A5, bie Blloku A3, duke bërë kështu që KEK-u të mos prodhojë as gjysmën e kapacitetit të tij, ku 530 MËh janë jashtë prodhimit. Në këtë kontekst, i bëjmë thirrje Qeverisë që të pranoj planin tonë dhjetëpikësh dhe t’i shpëtoj qytetarët, sepse me qasjen e saj të deritanishme po e shpien vendin drejt katastrofës energjetike.

Mos të harrojmë se këto reduktime të energjisë elektrike po ndodhin në pikë të verës, gjersa ditët më të ftohta po vijnë. Ndërkaq, bazuar në paaftësinë e dëshmuar të kësaj Qeverie, pritet të zgjatet edhe orari i reduktimeve.

Ka kaluar më shumë se një vit nga kriza energjetike, ndërsa Qeveria kishte kohë të mjaftueshme të përgatitej që dimri që po vjen të jetë më lehtë i përballueshëm për qytetarët, mirëpo ajo dështoi në ditët më të nxehta të vitit – ditët e verës, ku konsumi i energjisë është më i ulët.

LDK i kërkon Qeverisë që të marrë masa dhe të pranojë planin dhjetëpikësh për përballjen me krizën energjetike.

I. Pagesa e menjëhershme e subvencioneve të premtuara prej 90 milion euro për çmimin e energjisë elektrike.

II. Riparimi i Bllokut A5 i Termocentralit Kosova A.

III. Krijimi i mekanizmave për furnizim me burime alternative për ngrohje me çmime të përballueshme për qytetarët.

IV. Përgatitja e planit të efiçiencës dhe kursimit të energjisë.

V. Negocimi i kontratave afatgjate për furnizim me energji.

VI. Zbritja e TVSH-së nga 8% në 0% për faturat e energjisë.

VII. Krijimi i subvencioneve të reja për qytetarët dhe bizneset.

VIII. Largimi i tarifave diskriminuese të ZRrE-së.

IX. Themelimi i bursës së përbashkët për energji Kosovë-Shqipëri.

X. Përgatitja e Strategjisë afatmesme për rritjen e kapaciteteve gjeneruese me gaz dhe energji alternative.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?