Leciplociteti: Kur premtoi Kurti se do ta vendoste Reciprocitetin ndaj Serbisë?

Leciplociteti: Kur premtoi Kurti se do ta vendoste Reciprocitetin ndaj Serbisë?

Reciprociteti tregtar dhe politik me Serbinë kishte qenë një ndër fjalët më të përdorura nga Albin Kurti prej vitit 2019, kur po përpiqej të bëhej kryeministër i vendit. Ai “Reciprocitetin” e ka premtuar edhe gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, por deri tash s’ka që s’ka Reciprocitet. Po bëhet një muaj që […]

Ai “Reciprocitetin” e ka premtuar edhe gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, por deri tash s’ka që s’ka Reciprocitet.

Po bëhet një muaj që nga votimi i Qeverisë Kurti II, dhe edhe më tej, Albin Kurti nuk ka ndërmarrë masën e Reciprocitetit të plotë me Republikën e Serbisë.

Ai kishte thënë se kjo do të bëhej menjëherë pas formimit të institucioneve të reja.

“Është çështje ditësh apo javësh e kurrsesi muajsh. Nuk e di se cila do të jetë sekuenca por është ndër gjërat e para që do ta bëjmë.” – kishte thënë Kurti si kandidat për kryeministër, raporton Periskopi.

Kurti u votua si kryeministër para një muaji, por “Reciprociteti” as nuk është vendosur e madje edhe po përmendet gjithnjë e më pak.

Ditë më parë, zëdhënësi i Qeverisë Kurti II, Përparim Kryeziu, kishte deklaruar se masa në fjalë do të mund të vendosej “shumë shpejt”, por deri tash Ekzekutivi nuk ka marrë ndonjë hap.

Ndërkohë, për Periskopin ditë më herët, kishte folur zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili kishte deklaruar se BE-ja pret nga Kosova dhe Serbia që të përmbahen në veprime që mund të dëmtojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve, përfshirë këtu edhe vendosjen e Reciprocitetit.

Qeveria Kurti 1 ishte formuar më 3 shkurt të vitit 2020, dhe më 10 shkurt kryeministri Kurti kishte thënë se “Taksa do të hiqet porsa të vendoset Reciprociteti”.

Taksa në fjalë ishte hequr gradualisht, më 15 mars 2020 për lëndën e parë dhe më 1 prill krejtësisht, dhe vazhdon të mbetet e hequr dhe Serbia vazhdon të qarkullojë mallrat pa ndonjë problem.

Nuk dihet se cilat do të jenë veprimet e mëpasshme të Qeverisë Kurti. /Periskopi/

Të ngjashme
Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Trump: ShBA pret armëpushim në të gjitha frontet, përfshirë Libanin

Trump: ShBA pret armëpushim në të gjitha frontet, përfshirë Libanin

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

Zvicra – Bosnja dhe Hercegovina, Granit Xhaka titullar i padiskutueshëm

Zvicra – Bosnja dhe Hercegovina, Granit Xhaka titullar i padiskutueshëm

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës në Han të Elezit

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës në Han të Elezit

Agim Veliu: Për dështimin e LDK-së në zgjedhje përgjegjës Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani – të nis procesi zgjedhor

Agim Veliu: Për dështimin e LDK-së në zgjedhje përgjegjës Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani – të nis procesi zgjedhor

Zbulohet arsyeja pse Leo Messi shpërtheu në lot pas golit me Argjentinën

Zbulohet arsyeja pse Leo Messi shpërtheu në lot pas golit me Argjentinën

Hoti paralajmëron protestë, kritikon Haxhiun për neglizhencë ndaj deklaratave të ShBA-së

Hoti paralajmëron protestë, kritikon Haxhiun për neglizhencë ndaj deklaratave të ShBA-së

Konstituohet Këshilli Drejtues i Aleancës

Konstituohet Këshilli Drejtues i Aleancës

Aksident në Elbasan, autobusi me fëmijë përplaset me veturën dhe përfundon në pikë karburantesh

Aksident në Elbasan, autobusi me fëmijë përplaset me veturën dhe përfundon në pikë karburantesh

Rinumërohen 133 vendvotime, mbesin vetëm edhe nëntë

Rinumërohen 133 vendvotime, mbesin vetëm edhe nëntë

Tragjedi në Gjermani: Njëvjeçarja vdes pasi mbeti për orë të tëra e mbyllur në makinë

Tragjedi në Gjermani: Njëvjeçarja vdes pasi mbeti për orë të tëra e mbyllur në makinë

U kritikua nga të gjithë, Martinez shpjegon arsyen pse e la Ronaldon në fushë për 90 minuta

U kritikua nga të gjithë, Martinez shpjegon arsyen pse e la Ronaldon në fushë për 90 minuta