Leciplociteti: Qeveria Kurti tërhiqet nga premtimi më i madh

Pak ditë para zgjedhjeve të 14 shkurtit, Albin Kurti si kandidat për kryeministër, kishte deklaruar se ‘reciprociteti do të jetë një prej vendimeve të para sapo të vinte në Qeveri”. “ Reciprociteti është më thellë se plan sepse është parim. Pra ka një dimension normativ dhe derivon nga koncepti i barazisë, është parim i shëndosh […]
“ Reciprociteti është më thellë se plan sepse është parim. Pra ka një dimension normativ dhe derivon nga koncepti i barazisë, është parim i shëndosh i marrëdhënieve ndërkombëtare. Reciprociteti është gjëja më e zakonshme e një shteti. Është çështje ditësh ose javësh, kurrsesi muajsh. Është njëra prej gjërave tpara që do të bëjë”, pati deklaruar Kurti, shkruan Periskopi.
Mirëpo sot, ministrja Rozeta Hajdari, ka thënë se reciprocitetin ‘nuk ka dashur ta vendosë menjëherë”.
Ajo ka thënë se ‘është e interesuar t’i zgjidhë problemet përmes mekanizmave rajonalë, sic është CEFTA”.
“Kosova nuk është e përfaqësuar mirë (në iniciativa rajonale), Kosova shpeshherë ka sfida duke ditur që kemi një shtet fqinj që gjithmonë i pengon nënshkrimi i Republikës së Kosovës. Por ne së bashku, me bashkëpunimin tonë, do të punojmë që të jemi konstruktivë me të gjitha shtetet fqinje pavarësisht brengave që kemi, sidomos me një nga shtetet fqinje që është kryesore. Nuk kam dashur që të sjellë menjëherë masa të reciprocitetit me asnjë shtet fqinj, jam e interesuar të zgjedhim problemet përmes mekanizmave rajonalë që i kemi tani, duke filluar nga CEFTA, nga Këshilli i Evropës dhe Këshilli Rajonal për Bashkëpunim dhe mekanizma të tjera që mund të na ndihmojnë për zhvillim dhe adresim të të gjitha sfidave në aspektin rajonal”, deklaroi Hajdari.
Tashmë kanë filluar kritikat dhe ironoia nga ‘tërheqja taktike’ e Qeverisë Kurti ndaj reciprocitetit, duke qenë se ishte një masë e trumbetuar nga Kurti dhe Vetëvendosja për një kohë të gjatë sa ishin në opozitë./Periskopi/












