Legjenda e Liverpoolit për Kloppin: Çfarë të ka bërë Shaqiri që nuk po e aktivizon sa duhet?

Legjenda e Liverpoolit për Kloppin: Çfarë të ka bërë Shaqiri që nuk po e aktivizon sa duhet?

Legjenda e Liverpoolit, Steve Nicol ka akuzuar Jurgen Kloppin për mosaktivizimin e Xherdan Shaqirit në ndeshjet e fundit Liverpooli zhgënjeu fundjavën që shkoi duke barazuar pa gola me Evertonin dhe kështu humbi edhe pozitën e parë të cilën po e mbante me muaj, shkruan Periskopi. Jurgen Klopp nuk po e aktivizon Xherdan Shaqirin në ndeshjet […]

Liverpooli zhgënjeu fundjavën që shkoi duke barazuar pa gola me Evertonin dhe kështu humbi edhe pozitën e parë të cilën po e mbante me muaj, shkruan Periskopi.

Jurgen Klopp nuk po e aktivizon Xherdan Shaqirin në ndeshjet e fundit dhe tani është Steve Nicol, ai i cili po kërkon llogari nga trajneri gjerman se pse nuk po e aktivizon yllin shqiptar.

“Unë me të vërtetë do të doja ta dija se çfarë ka bërë keq Shaqiri deri më tani,” ka thënë Nicol.

“Unë nuk mund të besoj se Divock Origi startoi para tij ndaj Evertonit. Nuk mund ta besoj këtë, pasi e largoi atë nga loja, ai [Klopp] futi në lojë Lallanan para Shaqirit.

“Kështu që, unë me të vertët dua ta di se çfarë ka bërë ai[Shaqiri] keq deri tani.

“Unë mendoj se Shaqiri duhej të inkuadrohej në lojë kundër Unitedit para Sturridges.

“Kështu, unë nuk kam ide se çfarë ka bërë Shaqiri, sepse sa herë që ai ka qenë në fushë te Liverpool e ka bërë diferencën. Ka shënuar, ka asistuar si dhe i ka dhënë energji skuadrës. Kjo gjë po i mungon Liverpoolit në ndeshjet e fundit,” përfundoi Nicol.

Steve Nicol ka zhvilluar 343 ndeshje dhe ka shënuar 37 gola me Liverpoolin dhe ka qenë pjesë e skuadrës së madhe angleze për 14 vite. /Periskopi/

Të ngjashme
FIFA e ‘dëgjon’ Tuchelin, ndryshon procedurën para fillimit të ndeshjes

FIFA e ‘dëgjon’ Tuchelin, ndryshon procedurën para fillimit të ndeshjes

Nga refugjat lufte në yll të futbollit, historia emocionuese e Antonio Rudigerit gjatë Botërorit

Nga refugjat lufte në yll të futbollit, historia emocionuese e Antonio Rudigerit gjatë Botërorit

Boateng: Nëse Ronaldo do të ishte lojtar ekipi, ai do të rrinte në stol

Boateng: Nëse Ronaldo do të ishte lojtar ekipi, ai do të rrinte në stol

Marsch flet për lëndimin e rëndë të Kone

Marsch flet për lëndimin e rëndë të Kone

Vdes ish-futbollisti italian Igor Protti

Vdes ish-futbollisti italian Igor Protti

FIFA ndryshon rregullat pas ankesës së Tuchel

FIFA ndryshon rregullat pas ankesës së Tuchel

Granit Xhaka reagon pas fitores së Zvicrës: Treguam karakter

Granit Xhaka reagon pas fitores së Zvicrës: Treguam karakter

‘Mos folni shumë’! Granit Xhaka shënon ndaj Bosnjës, ua ‘mbyll gojën’ kritikëve!

‘Mos folni shumë’! Granit Xhaka shënon ndaj Bosnjës, ua ‘mbyll gojën’ kritikëve!

Zvicra nuk ka të ndalur, shënon edhe golin e tretë

Zvicra nuk ka të ndalur, shënon edhe golin e tretë

Super gol, Zvicra në epërsi ndaj Bosnje e Hercegovinës

Super gol, Zvicra në epërsi ndaj Bosnje e Hercegovinës

E çuditshme: Gana ishte duke barazuar ndeshjen, derisa ky tifoz bëri një veprim që ‘ndryshoi rezultatin’

E çuditshme: Gana ishte duke barazuar ndeshjen, derisa ky tifoz bëri një veprim që ‘ndryshoi rezultatin’

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

“Tifozja më seksi” e Kupës së Botës i çmend tifozët me veshjen e saj në Dallas

“Tifozja më seksi” e Kupës së Botës i çmend tifozët me veshjen e saj në Dallas