“Lene mos e munoni, nuk ka fuqi… po qet shkumë prej goje”, çka u tha dëshmitari pesë Policëve gjatë arrestimit të Agon Zejnullahut

“Lene mos e munoni, nuk ka fuqi… po qet shkumë prej goje”, çka u tha dëshmitari pesë Policëve gjatë arrestimit të Agon Zejnullahut

Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji, pesë policëve të dyshuar për “vrasjen nga pakujdesia” të 27-vjeçarit nga Lipjani, Agon Zejnullahu. Të arrestuarit janë Ibrahim Nela, Liridon Rrahmani, Artidon Konxhel, Albian Raktoceri dhe Endrit Beqiri, zyrtarë policorë nga stacionet në Lipjan dhe Ferizaj. Në dosjen e Prokurorisë, në të […]

Në dosjen e Prokurorisë, në të cilën zbardhen detaje të reja përmes dëshmisë së qytetarit G.B, ai ka treguar momentet kur e pa 27-vjeçarin në gjendje të rënduar psikike dhe fizike.

“Me këtë datë rreth orës 00:00, kam qenë me veturën time të modelit Golf 7 dhe duke kaluar e kam parë Agonin i cili kishte qenë afër një veture të modelit Tiguan dhe i njëjti dëshironte të hynte në veturë, mirëpo nga vetura dolën një djalë dhe një grua të cilët nuk e lejuan të hynte.”

Fillimisht, ai kishte menduar se ishte një kacafytje.

“E kam marrë Agonin dhe e kam afruar tek vetura ime ku jam munduar ta qetësoj dhe e kam pyetur se çfarë ka, ndërsa i njëjti vetëm thoshte ‘largomi se po më ngucin, mos i le me më nguc njerëzit, rri me mu’, ku këtë fjalë e ka përsëritur disa herë.”

Sipas dëshmitarit, Agoni mezi qëndronte në këmbë dhe i dilte shkumë nga goja.

“Disa herë jam munduar ta bindë që ta dërgoj tek doktori apo tek shtëpia e tij, mirëpo nuk ka pranuar.”

Në vendin e ngjarjes kishte kaluar edhe Prokurori Ardian Emini, që sipas dëshmitarit, “është ndalur vetëm për të shikuar se çfarë është duke ndodhur pasi që njihemi mes vete”.

Më tej, dëshmitari rrëfen se Agoni kishte frikë se po ndiqej dhe tentonte të futej në çdo veturë që kalonte.

Në momentin që ndonjë kalimtar kalonte afër tij, Agoni menjëherë shikonte vetëm se si të largohej… kur ka ardhur një patrullë policore, Agoni ka dashur të hyjë në veturë zyrtare, por është rrëzuar për tokë”

Policët, sipas dëshmisë, kishin përdorur sprej lotsjellës për ta ndaluar.

“Agoni ka hyrë në veturën time dhe më ka thënë që mos ti lejoj të e ngucin… prapë ka pasur shkumë në gojë të cilën e fshinte me bluzë tek kraharori.”

Në një moment, Agoni kishte dalë sërish nga vetura dhe ishte kapur nga policët.

“Policët e kanë kapur dhe e kanë shtrirë për tokë… njëri nga ta i kishte vendosur gjurin në shpinë tek pjesa e qafës duke e shtypur për toke.”

Gjatë arrestimit, dëshmitari dëgjoi Agonin duke thënë:

“Mos më lidhni se nuk kam bërë kurgjo” dhe “nuk muni mem lidh se unë punoj sigurim”.

Pas kësaj, ai Kishte parë “dy apo tri tuba shkumë në tokë” dhe u kishte kërkuar policëve ta lënë të qetë, raporton Insajderi.

“Ju kam thënë zyrtarëve policor lene mos e munoni se nuk është në gjendje me ba kurgjo, mirëpo asnjë nuk ka folur me mua.”, thuhet në dosjen e Prokurorisë që e ka siguruar Insajderi.

Në fund, ai thotë se Agoni u ngrit pa vetëdije dhe, sipas dëshmisë, policët tentuan ta kthejnë në vetëdije.

“Janë munduar ti lagin sytë me ujë dhe ta kfjellin duke e goditur me shuplaka në faqe, e më pas ka ardhur ambulanca ku Agonin e kanë vendosur në shtratin e ambulancës ende me duart e lidhura.”

Dëshmitari largohet nga vendi i ngjarjes në atë moment dhe thotë se nuk di më çfarë ka ndodhur me Agonin pas transportimit me autoambulancë./Periskopi/

Oda e Mjekëve nis hetime ndaj mjekes në rastin e Agon Zejnullahut

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?