Liburn Aliu avancon ish punëtoren e Kelkos-it, kompanisë që u akuzua për “betonizim” të Lumbardhit

Protestat kundër hidrocentraleve në Deçan kanë vazhduar për një kohë të gjatë duke kulmuar edhe në konteste ligjore dhe në akuza ndaj kompanisë austriake KELKOS për “betonizim” të lumit Lumbardh. Kompania në fjalë madhe kishte ngritur edhe padi ndaj aktivistit Adriatik Gaceferi i cili kishte avokuar kundër hidrocentraleve në fjalë. Vetëvendosje madje e kishte thirrë […]
Kompania në fjalë madhe kishte ngritur edhe padi ndaj aktivistit Adriatik Gaceferi i cili kishte avokuar kundër hidrocentraleve në fjalë.
Vetëvendosje madje e kishte thirrë në interpelancë ish ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçin, në lidhje me këtë çështje.
“Me vendimin për dhënien e lejes për operim për 40 vjet, është goditur rëndë mjedisi në zonën e Grykës së Deçanit dhe burimet e ujit, por edhe buxhetin e shtetit.” – shkruante Vetëvendosje e asaj kohe, përcjell Periskopi.
Por, duket se kjo parti e udhëhequr nga Albin Kurti tashmë e ka bërë shprehi që heshturazi e pa shumë fjalë t’i ndërrojë qëndrimet e saj.
Në një vendim të ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës që udhëhiqet nga Liburn Aliu është marrë një vendim kontrovers në raport me çështjen.
Aty është vendosur që znj. Makfirete Dibrani të avancohet në pozitën e “Zëvendësues së Udhëheqësit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore” në këtë ministri për një periudhë gjashtë mujore.
Makfirete Dibrani është një ish punonjëse e kompanisë austriake që akuzohej se po “betonizonte” lumin e Lumbardhit. /Periskopi













