Liburn Aliu: Driton Selmanaj “persona non grata” në Kuvend

Liburn Aliu: Driton Selmanaj “persona non grata” në Kuvend

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Liburn Aliu në një konferencë për media, tha se Driton Selmanaj nuk është i dëshirueshëm në Kuvend, “ai nuk ka vend aty dhe nuk mundet” – tha ai për të. Aliu gjithashtu tha se sot do të mbahet interpelanca e Hotit për Ujmanin, dhe seanca do të fillojë në […]

Aliu gjithashtu tha se sot do të mbahet interpelanca e Hotit për Ujmanin, dhe seanca do të fillojë në orën 14:00.

Ai u shpreh se Hoti duhet të jetë prezent në seancën e orës 14:00, por jo edhe Selmanaj.

Me ngulm, Aliu tha se ata e dinë qëndrimin e tyre, prandaj Hoti nuk duhet të fshihet pas qëndrimit tonë lidhur me Selmanajn.

“Hoti duhet të mos fshihet. Në orën 14:00 pritet të fillojë seanca e re. Ne presim që të vijë Avdullah Hoti, dhe jo të mungojë, nëse Driton Selmanaj vije, ata e dijnë qëndrimin tonë, nuk do të vazhdojë seanca me Selmanajn në Kuvend, ne kërkojmë që Hoti të vie e Selmanaj të mos jetë prezent”, u shpreht Aliu para mediave.

Ai më tutje tha se qeveria është e dobët dhe nuk po mundë as të sjellë ligje, me 34 deputetë.

“Seanca e Kuvendit u ndërpre sot për shkak të protestës se VV-së, lidhur me këtë cështje ne e kemi shpreh qëndrimin tonë, se Selmanaj është i padëhsiruar në Kuvend, kjo lidhet me qëndrimin e Selmanajt se ai është lodhur nga cështja e të pagjeturve. Ne e kemi thënë haptaz, ardhja e tij, e ashtuqutuajtura shumicë I ka 34 vota sot, qeveria asnjëherë nuk është prezente, ata po dështojnë me numra në kuvend, ata po dështojnë të sjellin ligje, ata po dështojnë me qeverisjen e dobët, e tëra është një moskokëcarje nga ana e tyre. Ata e kanë krijuar gjendjen e rëndë të krizës, tani po duan të fshihen me situatën e krijuar. Interpelanca për Ujmanin, Hoti do të shpërfaqet me dëmin që i ka bërë Ujmanit, ata po duan të shmangin nga ballafaqimi, dhe po përdorin qëndrimin tonë, Selmanaj nuk do të jetë në Kuvend, dhe nuk mundet, reagimi ynë në Kuvend është paqësor.

Kujtojmë se seanca e sotme është ndërprerë për shkak se VV kërkoi të largohet Selmanaj

Të ngjashme
Numërohen mbi 87% e votave me postë, rezultati është ky

Numërohen mbi 87% e votave me postë, rezultati është ky

Vance tregon arsyet pse teksti i marrëveshjes SHBA-Iran nuk është publikuar ende

Vance tregon arsyet pse teksti i marrëveshjes SHBA-Iran nuk është publikuar ende

Gazi amerikan, Gorani për deklaratën e Kurtit: Me i thënë SHBA-së e kam një ide më të mirë, është ofendim

Gazi amerikan, Gorani për deklaratën e Kurtit: Me i thënë SHBA-së e kam një ide më të mirë, është ofendim

Bernardo Silva te Real Madridi, zbulohen shifrat marramendëse të kontratës

Bernardo Silva te Real Madridi, zbulohen shifrat marramendëse të kontratës

Incident në Fushë Kosovë: Theret një person, arrestohet i dyshuari

Incident në Fushë Kosovë: Theret një person, arrestohet i dyshuari

Plumbi qorr dëmtoi një veturë në Prishtinë

Plumbi qorr dëmtoi një veturë në Prishtinë

Ish-ylli i kombëtares portugeze: Portugalia do të japë maksimumin për të fituar Botërorin në nder të Ronaldos

Ish-ylli i kombëtares portugeze: Portugalia do të japë maksimumin për të fituar Botërorin në nder të Ronaldos

U shkaktua me garanatë dore, policia jep detaje lidhur me shpërthimin në Prizren

U shkaktua me garanatë dore, policia jep detaje lidhur me shpërthimin në Prizren

Eurodeputeti Schieder: Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e suksesit të zgjerimit të BE-së

Eurodeputeti Schieder: Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e suksesit të zgjerimit të BE-së

Trajneri i kombëtares së madhe evropiane do të japë dorëheqjen menjëherë pas Botërorit

Trajneri i kombëtares së madhe evropiane do të japë dorëheqjen menjëherë pas Botërorit

Lushtaku godet Dejona Mihalin: Si është e mundur që VV dhe pushteti i saj në Kosovë të drejtohet nga një greke e dyshimtë?

Lushtaku godet Dejona Mihalin: Si është e mundur që VV dhe pushteti i saj në Kosovë të drejtohet nga një greke e dyshimtë?

"Komplotin e paralajmëroi babai i të dyshuarit", FBI arrestoi 5 persona që po planifikonin sulme terroriste pranë Shtëpisë së Bardhë

"Komplotin e paralajmëroi babai i të dyshuarit", FBI arrestoi 5 persona që po planifikonin sulme terroriste pranë Shtëpisë së Bardhë

Paralajmërim për stuhi tropikale në SHBA, kërcënim për miliona njerëz

Paralajmërim për stuhi tropikale në SHBA, kërcënim për miliona njerëz