Ligji për pagën minimale nuk do të dekretohet nga presidentja deri në vendimin e Kushtetueses

Ligji për pagën minimale nuk do të dekretohet nga presidentja deri në vendimin e Kushtetueses

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk do ta dekretojë Ligjin për pagën minimale deri në momentin kur Gjykata Kushtetuese ta shqyrtojë kushtetutshmërinë e tij, pas kërkesës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj, Besnik Tahiri, ka dorëzuar të premten në Kushtetuese kërkesën lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për […]

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj, Besnik Tahiri, ka dorëzuar të premten në Kushtetuese kërkesën lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale.

Telegrafi merr vesh se këtë kërkesë të AAK-së e kanë nënshkruar edhe dy ish-deputetët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi e Fatmir Humolli.

E nga Presidenca kanë konfirmuar për Telegrafin se Osmani nuk do ta nënshkruajë ligjin deri në vendimin e gjykatës.

“Gjykata Kushtetuese sot e ka njoftuar Presidenten Osmani se grupi parlamentar i AAK-së dhe dy deputetë të tjerë kanë kërkuar shqyrtimin e kushtetueshmërisë së Ligjit për Pagën Minimale. Rrjedhimisht, Presidentja Osmani nuk do ta nënshkruajë këtë ligj, përpara se të kryhet shqyrtimi në Kushtetuese”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidencës.

Ligji për pagën minimale i cili u miratua në Kuvend javën e kaluar, u kundërshtua përveç nga opozita, edhe nga personat që përfitojnë nga skema pensionale për veteranët e luftës.

Kjo për shkak se ligji nuk e parasheh lidhjen e pagës minimale me pensionin e veteranëve, siç ka qenë në të kaluarën.

Të shtunën, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka mbajtur një protestë në Prishtinë kundër këtij ligji.

Të ngjashme
Dramë në ndeshjen hapëse, fiton Meksika, gola, kartona të kuq dhe spektakël

Dramë në ndeshjen hapëse, fiton Meksika, gola, kartona të kuq dhe spektakël

Banka Botërore: Lufta SHBA-Iran e çoi ekonominë globale në nivelin më të ulët që nga pandemia e COVID-19

Banka Botërore: Lufta SHBA-Iran e çoi ekonominë globale në nivelin më të ulët që nga pandemia e COVID-19

Edhe Meksika merr të kuq, Montes përjashtohet nga loja

Edhe Meksika merr të kuq, Montes përjashtohet nga loja

Netanyahu: Izraeli nuk është palë në marrëveshjen SHBA-Iran

Netanyahu: Izraeli nuk është palë në marrëveshjen SHBA-Iran

Kartoni i dytë i kuq për Afrikën e Jugut, Zwane përjashtohet nga loja

Kartoni i dytë i kuq për Afrikën e Jugut, Zwane përjashtohet nga loja

Ndërron jetë komandati i UÇK’së, Sahit Jashari

Ndërron jetë komandati i UÇK’së, Sahit Jashari

Jimenez vulos epërsinë, Meksika dyfishon avantazhin ndaj Afrikës së Jugut

Jimenez vulos epërsinë, Meksika dyfishon avantazhin ndaj Afrikës së Jugut

Karton i kuq në ndeshjen e parë të Botërorit

Karton i kuq në ndeshjen e parë të Botërorit

Nis publikimi i rezultateve nga diaspora

Nis publikimi i rezultateve nga diaspora

Tri banore serbe në Gjakovë, Rashiqi siguron gati 300 vota

Tri banore serbe në Gjakovë, Rashiqi siguron gati 300 vota

Ndarja e karrigeve të deputetëve, KQZ nis përditësimin e të dhënave

Ndarja e karrigeve të deputetëve, KQZ nis përditësimin e të dhënave

Kush me kë? Qëndrimet e qarta, por pazaret ende larg

Kush me kë? Qëndrimet e qarta, por pazaret ende larg

Qyteti francez vendos orë policore për të miturit gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës

Qyteti francez vendos orë policore për të miturit gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës