Lil Wayne ndjek vetëm 1 person në Instagram dhe ajo është shqiptare, nuk është Rita, Bebe ose Dua

Lil Wayne ndjek vetëm 1 person në Instagram dhe ajo është shqiptare, nuk është Rita, Bebe ose Dua

Të ketë diçka më shumë se “shoqëria” në Instagram vallë?

Lil Wayne është një nga reperët më të njohur amerikanë i cili numëron një sërë superhitesh në repertorin e tij dhe sigurisht që është shumë i preferuar nga publiku. Jo më kot ka rreth 7.6 milionë ndjekës në profilin e tij zyrtar në Instagram.

Mund të ndiqet nga shumë persona, por ai vetë ndjek vetëm 1 dhe ajo është shqiptare. Bëhet fjalë për shqiptaro-italianen Molly Qerim, mirëpo ajo nuk e ndjek reperin.

Image

34-vjeçarja është një gazetare sportive dhe moderatore në emisionin First Take të ESPN. Ajo ka qenë prezantuse e emisioneve të mëngjesit NFL AM dhe NFL Fantasy Live. Po ashtu në të kaluarën ka punuar si reportere për NFL Network.

Në vitin 2011, therichest.com e kishte renditur në vend të shtatë në listën e “10 gazetareve më të bukura sportive”. Po ashtu, një vit më pas, Bleacher Report e kishte përfshirë në listën e “20 gazetareve më të bukura sportive të vitit”. Molly ishte renditur e 14-ta në listë.

Image

Shpërndaje në: