Lirohet gruaja që i sulmoi dje gazetarët, Prokurori i Shtetit sot urdhëroi ndalimin e saj

Ndalimi i të dyshuarës për sulmin ndaj dy gazetarëve të mediumit “Lajmi.net” erdhi pas publikimit të pamjeve shqetësuese dhe të papranueshme, që u publikuan të mërkurën mbrëmë. E dyshuara e cila tashmë ndodhet në ndalim policor, fillimisht është liruar gjatë ditës së djeshme, pasi rasti ishte denoncuar në Polici. Prokuroria Themelore në Prishtinë, njoftoi sot […]
Prokuroria Themelore në Prishtinë, njoftoi sot se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe grumbullimit të provave shtesë, Prokurori ka lëshuar aktvendim për ndalim.
Pra, e dyshuara Mirvete Bajraliu, është shoqëruar dje në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit policorë, ndërsa më pas është lënë e lirë dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Kurse sot, e njëjta është ftuar prapë nga Policia, m ç’rast ka dhënë deklaratë shtesë lidhur me rastin.
Pas përfundimit të procedurave, Bajraliu është dërguar në mbajtje për shkak të veprave penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.
Nga Prokuroria kanë bërë me dije se është intervistuar edhe një person i dyshuar i përfshirë në këtë rast.
“Po ashtu, në këtë çështje penale janë marrë deklaratat e palëve të dëmtuar dhe në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë veprime të tjera hetimore.” – thuhet tutje në njoftim.












