Lista “Guxo” në Ferizaj i reagon Donika Gërvallës: Jemi ndarë me Vetëvendosjen, garojmë të vetëm

Lista “Guxo” në Ferizaj i reagon Donika Gërvallës: Jemi ndarë me Vetëvendosjen, garojmë të vetëm

Pas deklaratës së ushtrues së detyrës së listës ‘Guxo’ Donika Gërvalla, se do të garojnë në një listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vend, ka reaguar sërish dega e kësaj liste në Ferizaj. Balton Dërguti koordinator nga lista ‘Guxo’ ka ripërsëritur se do të garojnë si subjekt […]

Pas deklaratës së ushtrues së detyrës së listës ‘Guxo’ Donika Gërvalla, se do të garojnë në një listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vend, ka reaguar sërish dega e kësaj liste në Ferizaj.

Balton Dërguti koordinator nga lista ‘Guxo’ ka ripërsëritur se do të garojnë si subjekt i veçantë për Asmablenë Komunale, derisa thotë se e kanë lënë të hapur mundësinë për kandidatin për kryetar të Komunës së Ferizajt.

“Lista Guxo në Ferizaj me qëllim të informimit të drejtë , të saktë dhe sqarimit të opinionit publik, e rikonfirmojmë se me datën: 3 Korrik 2021 është marrë vendim që të garojmë si subjekt i veçantë në zgjedhjet lokale për Asamblenë Komunale. Procedurat e regjistrimit si iniciativë janë tashmë në proces sikurse edhe përgatitjet teknike.

Ne do të garojmë me 45 kandidatë për Asamblenë Komunale dhe kandidatin për Kryetar të Komunës e kemi lënë të hapur si mundësi”, ka  thënë  Dërguti në një deklaratë.

Ai ka theksuar se lista ‘Guxo’ nuk do të shkrihet brenda LVV-së, dhe se ky nuk ka qenë premtimi që i kanë dhënë elektoratit.

“Por, në asnjë moment ne nuk jemi zotuar para elekroratit se do të shkrihemi brenda Lëvizjes Vetëvendosje apo cilit do subjekt politik, përkundrazi i kemi premtuar elektoratit se do të formojmë subjektin tonë politik dhe do ta vazhdojmë aktivitetin tonë politik si subjekt në vete .

Prandaj, vendimi ynë është përmbushje e premtimit tonë ndaj elektoratit për ta vazhduar frymën rugoviane dhe angazhimi ynë do të jetë gjithmonë në përkrahje të personaliteve politike, të cilët ja duan dhe punojnë për të mirën e shtetit”, ka thënë ai.

Dërguti ka shtuar se shumë shpejtë do ta publikojnë listën me 45 kandidatë.

Kujtojmë së ministrja e Punëve të Jashtme, njëherësh ushtrese e detyrës së kryetares së listës ‘Guxo’, ka  thënë se askush nuk ka të drejtë që në emër të Listës ‘Guxo\, të mbledhë vota me destinacion tjetër./Periskopi/

 

Të ngjashme
Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

DW: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

DW: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

Vdekja tragjike e të riut në vendin e punës në Prizren, Policia: Së paku një person u ndalua për 48 orë

Vdekja tragjike e të riut në vendin e punës në Prizren, Policia: Së paku një person u ndalua për 48 orë

Vance thotë se Irani është pajtuar që ta lejojë kthimin e inspektorëve bërthamorë në territorin e vet

Vance thotë se Irani është pajtuar që ta lejojë kthimin e inspektorëve bërthamorë në territorin e vet

Rubio niset drejt Lindjes së Mesme këtë javë për herë të parë pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me Iranin

Rubio niset drejt Lindjes së Mesme këtë javë për herë të parë pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me Iranin

Kur do të ndodhë çertifikimi i rezultateve përfundimtare? Këto janë të rejat e fundit nga PZAP dhe KQZ

Kur do të ndodhë çertifikimi i rezultateve përfundimtare? Këto janë të rejat e fundit nga PZAP dhe KQZ

Formacionet zyrtare: Argjentina – Austria

Formacionet zyrtare: Argjentina – Austria

ShBA pezullon përkohësisht sanksionet ndaj naftës iraniane pas "bisedimeve produktive"

ShBA pezullon përkohësisht sanksionet ndaj naftës iraniane pas "bisedimeve produktive"