Lista Serbe kundër daljes në referendum për shkarkimin e kryetarit: Kurti bëri gjithçka që votimi të dështojë

Lista Serbe kundër daljes në referendum për shkarkimin e kryetarit: Kurti bëri gjithçka që votimi të dështojë

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek ka thënë sot se qëndrimi i kësaj partie politike është që të mos shkohet në referendumin e ardhshëm, ku do të vendoset për largimin e katër kryetarëve, siç thekson ai, jolegjitimë në veri të Kosovës, sepse Albin Kurti bëri gjithçka që ai referendum të mos kishte sukses. Elek në […]

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek ka thënë sot se qëndrimi i kësaj partie politike është që të mos shkohet në referendumin e ardhshëm, ku do të vendoset për largimin e katër kryetarëve, siç thekson ai, jolegjitimë në veri të Kosovës, sepse Albin Kurti bëri gjithçka që ai referendum të mos kishte sukses.

Elek në konferencën për media shprehu besimin se qëndrimi i tyre pasqyron qëndrimin e popullit serb në veri të Kosovës.

Ai po ashtu deklaroi se nuk kishte parë ndonjë referendum të zhvilluar “me praninë e kamerave”.

Elek theksoi se Lista Serbe dhe Serbët ishin konstruktivë, duke dashur të marrin pjesë në procesin e referendumit për të zëvendësuar kryetarët e komunave të cilëve u mungon legjitimiteti, gjë që e dëshmuan gjatë nënshkrimit të peticioneve, raporton Kosovo-Online.

Ai përkujtoi se kryetarët e komunave janë zgjedhur më 23 prill të vitit të kaluar, në zgjedhjet ku kanë votuar gjithsej 1567 votues, prej tyre 13 serbë. Kjo është vetëm 3.47 për qind e votuesve të regjistruar.

Në ato zgjedhje morën pjesë 0,029 për qind e serbëve, megjithëse ata në veri përbëjnë më shumë se 97 për qind të popullsisë, nënvizoi Eleku.

Ai po ashtu ka thënë se udhëzimi administrativ, të cilin Prishtina e ka miratuar më 5 shtator të vitit të kaluar, është i vështirë për t’u zbatuar për shkak të pengimit të kryetarëve të kuvendeve komunale.

Ai është veçanërisht i shqetësuar se qytetarët në Leposaviq po kërcënohen me refuzim të përfitimeve sociale dhe pensioneve nga autoritetet e Prishtinës.

“Në këto kërcënime janë të përfshirë edhe serbët lokalë, njerëzit pyesin me frikë se a do të hiqen nga lista, sepse janë kërcënuar me nënshkrimin e peticionit, po ashtu kemi informacione se disa persona janë hequr nga ato lista. Lista Serbe në referendumin e thirrur nga Albin Kurti nuk merr pjesë, sepse ai bëri gjithçka që ai referendum të mos ketë sukses. Mendoj se ky qëndrim pasqyron qëndrimin e popullit serb në veri të Kosovës”, tha Eleku.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?