Liturgjia fetare në Kishën brenda kampusit të UP-së: Historian Namani tregon çka duhet të bëhet

Liturgjia fetare në Kishën brenda kampusit të UP-së: Historian Namani tregon çka duhet të bëhet

Kisha Ortodokse Serbe sot mbajti liturgji fetare në kishën e papërfunduar të Kampusit Universitar të Prishtinës. Kjo ishte hera e parë e mbajtjes së kësaj ceremonie fetare që nga paslufta. Doktori i trashëgimisë kulturore në Kosovë dhe historiani, Qazim Namani në një intervistë për Periskopin ka treguar në kronologji mbi historinë e kësaj kishe, ndërkohë […]

Namani thekson se kurrë asnjëherë deri tash nuk ka pasur një strategji të mirëfilltë të shtetit të Kosovës e as plan urbanistik që do e shuante këtë ‘luftë’ mes shqiptarëve e serbëve për kishën që gjendet në oborrin e UP’së.

‘’ Ne s’kemi pasë as një strategji të mirëfilltë, të studiuar mirë. Qoftë politike, qoftë shkencore, qoftë urbanistike që te merremi me atë objekt. Dhe pas djegies së kishave në vitin 2004, edhe ai objekt është marrë në mbrojtje, si monument që nuk plotëson asnjë kriter të jetë monument kulture.’’, theksoi Namani për Periskopin.

Tutje ai tregon se do të duhej të veprohej në zgjidhjen e këtij problemi.

‘’Meqë e vetmja zgjidhje për atë hapësirë, objekt që është ndërtuar gjatë masave të dhunshme, do të ishte hartimi i një plani urbanistik, një kampusi të Universitetit në hapësirën ku gjendet kisha, duke përfshirë edhe objekte tjera universitare, zhvendosja e objekteve të banimit nga ajo zonë në mënyrë që ne do të mund ta parandalonim realizimin e atij objekti, ose jetësimin e tij. Pastaj të inicohet edhe shpronësimi apo anulimi i atyre dokumenteve të nënshkruara që janë bërë gjatë masave të dhunshme në vitin 1992’’, tha njohësi i çështjes.

Qazim Namani ngrit shqetësimin se tashmë çështja e Kishës Ortodokse është politizuar në masë tejet të madhe dhe se veprimi në këtë aspekt do të jetë shumë i vështirë.

‘’ Natyrisht që është e paarsyeshme dhe nuk duhet lejuar. Është objekt politik dhe dhunshëm është ndërtuar. Organet shtetërore është dashtë me kohë ta parandalojnë dhe të mos e politizojnë në këtë shkallë. Besoj tash është shumë vështirë për ta se është politizu dhe kanë ndoshta edhe përkrahje të faktorit ndërkombëtar, mirëpo duhet dalë kundër politizimit të objekteve të kulturës në Kosovë. Është shumë shumë vështirë tash pas 2-3 dekadave që të veprohet’’, thotë Namani.

E sipas tij, brenda kompleksit universitar ishte synuar që të ndërtohej edhe një xhami, por që ai thotë se aty s’duhet të ketë asnjëherë objekte fetare.

‘’ Ritet fetare, kishte përpjekje për me futë edhe një xhami brenda atij kompleksi universitar mirëpo nuk duhet leju kurrësesi objekt fetar brenda atij kompleksi universitar’’.

Namani dha edhe një kronologji të krejt historisë së Kishës Ortodokse, nga ndërtimi e deri tash.

”Në bazë të hulumtimeve të mia dhe njohurive të mia, projekti i Kishës është inicuar në vitin 1985 nga komuniteti serb në Amerikë, konkretisht në Çikago dhe është fillu me u zbatu ai projekt në fillim të viteve të 90’ta. Si projekt ka qenë strategjik, me planifikim të caktuar për serbizimin e qytetit të Prishtinës ku është zgjedhur vendi në mesin e kampusit të Universitetit. Dihet se si është vepruar në atë kohë me pronën e komunës së Prishtinës. Është planifiku që pjesa e Arbërisë që ka qenë e pandërtuar të zgjerohet me varrezat ortodokse serbe. Më kujtohet kam pasë disa trajnime dhe vazhdimisht kishim pyetje nga profesorë të Strasburgut se cka do të bëjmë me këtë objekt”.

Një reagim lidhur me zhvillimin e sotëm e ka dhënë për Periskopin edhe organizata ‘Demokracia Studentore’, duke theksuar se do të inciojnë peticion dhe të kërkojnë në vazhdimësi mos funksionalizimin e kësaj kishe./PERISKOPI/

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik