Lufta nuk po largohet “nga goja e Qeverisë” – Si ndikojnë deklaratat e tilla për investimet e huaja në Kosovë?

Lufta nuk po largohet “nga goja e Qeverisë” – Si ndikojnë deklaratat e tilla për investimet e huaja në Kosovë?

Deklaratat nga krerët me të lartë të shtetit, se “Kosova rrezikon të ketë një luftë të re”, po shihen si tepër të rrezikshme dhe të dëmshme sa i përket investimeve në Kosovë, qoftë nga ata vendas apo edhe nga ndonjë investitor i jashtëm, shkruan Periskopi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në disa paraqitje në media të huaja, por edhe në rrjetet sociale ka publikuar disa video dhe ka bërë deklarata se si “Serbia mund ta sulmojë Kosovën”.

Në disa video në faqen e tij në Facebook, Kurti kishte publikuar disa pamje ku thoshte se makineri serbe ishin afruar kufirit me Kosovën.

E gjatë dy ditëve të fundit kanë qenë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministrja e parë, Donika Gërvalla, që në një medium ukrainas kanë përemendur rreziqet për një luftë të mundshme apo çfarëdo sulmi nga ana e Serbisë, të ngjashëm me atë të 24 shtator të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit.

Këto deklarata për Agim Shahinin nga Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Skender Krasniqin nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës janë të pamatura dhe të dëmshme meqë sipas tyre kësisoj krijohet panikë tek investutorët e huaj potencial që dëshirojnë të investojnë në Kosovë.

Që të dy në një deklaratë për Periskopin kanë thënë se Kosova është vendi më i sigurt në Ballkanin Perëndimor, por edhe më gjerë, meqë sipas tyre për sigurinë në vend dhe kufijt e Kosovës, kujdesen  trupat e NATO-s.

“Ne si dhomë e tregtisë dhe industrisë deklaratat që janë në frymë të një lufte të mundshme ose të rrezikut i vlerësojmë si të dëmshme për bizneset dhe qyetetarët, sidomos për qytetarët. Vlerësojmë se asnjë vend i Evropës nuk është më i sigurt sesa Kosova duke marrë parasysh se Kosova dhe Bosna dhe Hercegovina janë i vetmi vend ku forcat e NATO janë të dislolukuara, kështu që siguria jonë është më e madhe se në çdo shtet tjetër”, thotë Krasniqi.

Ai ka pas edhe një porosi për krerët e shtetit e që ka të bëjë me lehtësirat e të bërit biznes, krijimin e kushteve për investitorët e huaj dhe të tjera.

“Preoukupimi më i madh i joni është zhvillimi ekonomik, rritja e punësimit, tërheqja e investitorëve dhe krijimi i një oferte reale për investime. Sa më pak deklarata të tilla dhënë, e në vend të këtyre deklaratave të ketë oferta që nxit investimet që i mugnojnë Kosovës. Qeveria bën mirë që të punoj për zhbllokimin e milionave eurove nga sanksionet qoftë vitin e kalur qoftë këtë vit”, thotë Krasniqi për Periskopin.

Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve thotë se dekalrata e Kurti, Bislimit dhe Gërvallës janë të pamatura për një luftë të re në Kosovë.

“Këto deklarata të njëpasnjëshme kanë ndikuar që vitin e kaluar, ne të kemi statistika më të dobëta ekonomike duke përfshirë rritjen ekonomike, eksporte më pak, investime të huaja më pak, më pak vizitorë, më pak edhe interesim të investitorëve të huaj. Zyrtarët që janë në krye të shtetit, pavarësisht çfarë roli kanë, ata të jenë të matur, të kujdesshëm gjatë paraqitjeve në mediume, qoftë vendore apo ndërkombëtare, për arsye se në një vend ku pritet të ketë luftë sipas deklarimeve të tyre, ai vend  është i rrezikuar dhe askush nuk shkon për t`a vizituar, e lëre për të investuar”, thotë Shahini për Periskopin.

Edhe Shahini ka thënë se Kosova është një nga vendet më të sigurta në Ballkan për shkak të prezencës së NATO’s.

Ai ka thënë se Qeveria bënë mirë që të ketë një fushatë për investime të huaja në vend.

“Dëshiroj që (ata Qeveria) ta ndërrojnë kursin e paraqitjes së tyre, të shikojnë mundësinë e promovimit të Kosovës si vend i paqes, vend i sigurt për investime, ta promovojnë Kosovën si vend i sigurt për të gjithë akterët ekonomik, partnerët e ndryshëm. Sipas raporteve të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar ndërkombëtar në vitin e ardhshëm Kosova do të ketë rënie të thellë ekonomike, përderisa Serbia rritjen më të madhe ekonomike në 10 vitëshin e fundit”, tha ai. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: