Lutfi Haziri: Fryma e Kushtetutës kërkon bashkëpunim, jo bllokadë politike

Lutfi Haziri: Fryma e Kushtetutës kërkon bashkëpunim, jo bllokadë politike

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Hazirin në emisionin “Rea Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7 ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila konstatuar se seanca Konstituive e Kuvenit e filluar me 15 prill nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputëtëve […]

Haziri ka thënë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet respektuar sepse kanë shkarkuar nga pozita kryeministra dhe president. Sipas tij, ka mungesë të vullnetit politik për t’i zbatuar vendimet e Kushtetueses.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka rrëzuar president, kryeministra dhe ka sjellë vendime jashtëzakonishtë të rëndësishme duke e ruajtur Republikën e Kosovës. Duke e ruajtur këtë Republikë që është ndërtuar fal sakrificës së popullit. Ne po vazhdojmë me qenë në pritje me masa të gjykatës për vendimet e munguara e fajturi me vendimet e munguara është mungesa e vullnetit të partisë së parë që është kryeministri në detyrë aktualisht. Mos kërko vullnet te ai që nuk ka. Dhe mos kërko besim tek ai që nuk të jep besim.Edhe populli edhe qytetarët tanë duhet me kuptu që vlerat kryesore që ne e kemi ndërtuar Republikën e Kosovës që është bashkëpunimi, toleranca, pragmatizimi politik, oferta politike për të ndërtuar shtëpinë bashkë dhe për të mbajtur shtëpinë bashkë nuk po funksionon. Nuk është mendësi sot ky është problemi”, ka thënë Haziri.

Nënkryetari i LDK-së ka treguar se Kushtetuta e Kosovës i ka kaegorizuar bashkëpunimet.

“Kushtetuta e jonë nuk e thërret vullnetin politik është obligativë. Fryma e Kushtetutës të Kosovës e ka kategorizuar bashkëpunimin, sepse është kushtetues. Nuk ka parti fituese në Kosovë. Ka parti të parë, dytë, tretë, katër dhe pestë. Ka kategrori shumica shqiptare. Madje, pjesë e shumicës së Republikës tonë janë pjesë edhe komunitetet tjera”, ka thënë ai.

Ai ka vlerësuar se ka rrezik për të ardhën se nuk duhet për çdo problem politik t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese.

“Ne kemi një rrezikë për të ardhëm deri sot Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka qenë gardian i Kushtetutës dhe rendit Kushtetutës. Por, mos harroni që historia na ka mësuar që autokratët dhe demokratët, diktatorët janë drejtuar gjithmonë përmes Gjykatës Kushtetuese. Unë uroj që mos të mësohemi ne dhe mos të adaptohemi ne dhe mos të jetojmë në pritje që për çdo problem politik Gjykata Kushtetuese me zgjedh sepse kompozicioni nesër ndërron, bota po ndërron shumë “, tha ai

I pyetur se a janë shterru të gjitha rrugët që për gjthçka t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese, Haziri ka deklaruar se nuk janë shtjerrë të gjitha rrugët.

“Janë thirrur 50 seanca çdo 48 orë. Ajo është vetëm me knaq vetëm formën por asgjë praktike nuk ka ndodhë. Asnjë mundësi reale për me ndërtu bashkëpunim nuk është shfrytëzu në Kosovë, përkundrazi është bërë blofi politik. Po luftohet në Kosovë kush po e bënë më keq, kush po inicion më keq, kush po propozon më keq dhe kush po zgjedh më keq fatkeqësitë”, ka thënë ndër të tjera Haziri.

 

Të ngjashme
Dyshohet se është zhdukur një person në Liqenin e Batllaves

Dyshohet se është zhdukur një person në Liqenin e Batllaves

Yamal rrezikon portën e Argjentinës

Yamal rrezikon portën e Argjentinës

Trump: Është e vështirë të vësh bast kundër Messit në finalen e Kupës së Botës

Trump: Është e vështirë të vësh bast kundër Messit në finalen e Kupës së Botës

Tre persona të zhdukur, familjarët thonë se u nisën nga Shkupi drejt Kosovës – kërkojnë ndihmë për gjetjen e tyre

Tre persona të zhdukur, familjarët thonë se u nisën nga Shkupi drejt Kosovës – kërkojnë ndihmë për gjetjen e tyre

Kampioni i ri i botës do të marrë sonte çmimin më të madh në histori

Kampioni i ri i botës do të marrë sonte çmimin më të madh në histori

MPJD: Vonesat në kufirin Kroaci -Serbi u shkaktuan nga zbatimi i sistemit EES, tash situata është stabilizuar

MPJD: Vonesat në kufirin Kroaci -Serbi u shkaktuan nga zbatimi i sistemit EES, tash situata është stabilizuar

Nëse Radoiçiq shkon në Gjermani, Rudolph: Ai do të ndalohet

Nëse Radoiçiq shkon në Gjermani, Rudolph: Ai do të ndalohet

Nga “Waka Waka” te “Cup of Life” - këngët që kanë bërë histori në Botërorë

Nga “Waka Waka” te “Cup of Life” - këngët që kanë bërë histori në Botërorë

Messi me shokë arrijnë në stadium, gati për finalen

Messi me shokë arrijnë në stadium, gati për finalen

Nis ceremonia mbyllëse e Botërorit

Nis ceremonia mbyllëse e Botërorit

Nga Antonela Roccuzzo te Tini Stoessel - njihuni me partneret e yjeve të finales së Botërorit

Nga Antonela Roccuzzo te Tini Stoessel - njihuni me partneret e yjeve të finales së Botërorit

Ambasada e Kosovës në Kroaci shpërndau ushqime për bashkatdhetarët në pikën kufitare Bajakovo

Ambasada e Kosovës në Kroaci shpërndau ushqime për bashkatdhetarët në pikën kufitare Bajakovo

Aksident i rëndë në Shqipëri, humb jetën 39-vjeçari, pesë të lënduar

Aksident i rëndë në Shqipëri, humb jetën 39-vjeçari, pesë të lënduar