Macron: Po hyjmë në një epokë të re, siguria e Francës dhe Europës kërcënohet nga Putini

Macron: Po hyjmë në një epokë të re, siguria e Francës dhe Europës kërcënohet nga Putini

“Po hyjmë në një epokë të re”. Me këto fjalë iu drejtua presidenti Emmanuel Macront drejtpërdrejt francezëve këtë mbrëmje nga Elysee, duke përshkruar se si SHBA-ja ka ndryshuar pozicionin e saj për luftën në Ukrainë dhe ka kërcënuar Evropën me rritjen e tarifave tregtare. “Po ju drejtohem sot në mbrëmje, për shkak të situatës ndërkombëtare. […]

“Po hyjmë në një epokë të re”. Me këto fjalë iu drejtua presidenti Emmanuel Macront drejtpërdrejt francezëve këtë mbrëmje nga Elysee, duke përshkruar se si SHBA-ja ka ndryshuar pozicionin e saj për luftën në Ukrainë dhe ka kërcënuar Evropën me rritjen e tarifave tregtare.

“Po ju drejtohem sot në mbrëmje, për shkak të situatës ndërkombëtare. Ju jeni legjitimisht i shqetësuar duke pasur parasysh ngjarjet historike që po ndodhin. Shtetet e Bashkuara kanë ndryshuar qëndrimin e tyre për luftën në Ukrainë. Vetë Shtetet e Bashkuara duan të vendosin tarifa ndaj Evropës. Kërcënimi terrorist. Ne po hyjmë në një epokë të re”, tha Macron, raporton A2 CNN.

Në fjalën e tij drejtuar kombit presidenti francez paralajmëroi se edhe siguria e Francës dhe Europës kërcënohet edhe nga pushtimi i Putinit.

“Kush mund të besojë se Rusia do të ndalet në Ukrainë? Përballë kësaj bote në rrezik, të mbetesh spektator do të ishte çmenduri. Rusia është bërë një kërcënim për Francën dhe Evropën. Situata që po ju përshkruaj është kjo, dhe ne duhet të jetojmë me të. Dhe rruga drejt paqes nuk mund të jetë pa Ukrainën. Paqja nuk mund të jetë kapitullimi i Ukrainës. Nuk mund të harrojmë se Rusia filloi pushtimin e Ukrainës në 2014”, u shpreh Macron.

Macron theksoi se Franca, së bashku me Ukrainën dhe vendet e tjera evropiane kanë përgatitur një “plan të fortë dhe të qëndrueshëm për paqen” dhe se pasi të arrihet paqja, paqeruajtësit evropianë mund të vendosen për ta siguruar atë.

Të ngjashme
Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta